Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Vodafone Albania bëhet, operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Vodafone Albania bëhet, operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë
Tech

Vodafone Albania bëhet, operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë

Last updated: 25 Qershor, 2025 11:01 am
Ndaj
5 Min lexim

Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore – si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit.

Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera. Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja të vendosura në majat e shtyllave celulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.

Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrë perfekte, për shembull, nëse janë zhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Sensorë të drejtuar nga satelitët
Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinë për t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. Në lartësi deri në 50 metra, ata duhet të marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriut gjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulon sinjali, si dhe lartësinë mbi nivelin e detit për të shmangur pengesa që mund të ndikojnë në performancën e antenës. Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janë vendosur antena nga operatorë të ndryshëm.

Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë të posaçëm brenda vetë antenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module të vendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me të dhëna të tjera mbi performancën. Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimit të rrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenën automatikisht ose të dërgojnë një ekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.

Saktësia në rrjet është thelbësore
Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhen gjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike. Orientimi i saktë i antenave është tashmë një nga elementët më kritikë në instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë. Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientët tanë.”

Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrë të tillë që të mbulojë zonën specifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimi i saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e të dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera. Kjo qasje inovative do të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.

Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm në të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë. Në perspektivë, qëllimi i Vodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohë reale – qoftë për t’Iu shërbyer udhëtarëve në të përditshmen e tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve  në festivale muzikore.

Rrjeti si sensor
Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti si sensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë të vendosur në shtyllat e saj për të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike në nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve të emergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Galaxy Unpacked korrik 2025: Përvoja Ultra gati për t’u shpalosur
Tjetra S Pen mund të mos përfshihet më në modelet Ultra duke nisur nga Galaxy S27 Ultra

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
Science
1 Korrik, 2026
Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Tashmë inxhinierët kanë arritur të bëjnë tatuazh në qeliza të veçanta në trup

8 Gusht, 2023
Tech

Si të mbroni me password historinë e kërkimeve në Google Search

2 Qershor, 2021
Tech

Apple po planifikon një ridizenjim të rëndësishëm për iOS 19 dhe macOS 16

11 Mars, 2025
Tech

IKEA krijon një sensor të zgjuar për kontrollimin e ndotjes së ajrit brenda në shtëpi

15 Shkurt, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?