Mesatarisht, ne kalojmë mbi gjashtë orë në ditë në internet. Ky mund të jetë ose një përdorim shumë produktiv i kohës suaj ose një përvojë indinjuese, në varësi të shpejtësisë tuaj të internetit.
Duke përdorur të dhëna nga kontrolluesi i shpejtësisë së ngarkimit të faqeve në Google, Landgeist ekzaminoi shpejtësinë mesatare internetit si në pajisjet desktop ashtu edhe në ato celulare për çdo vend evropian, me disa shtete të vogla që dominojnë dukshëm këtë listë.
Me një shpejtësi prej 264.5 Mbps, ishulli Jersey ka internetin më të shpejtë në botë, i ndjekur nga Lihtenshtajni (246.8 Mbps). Megjithatë, nëse i përjashtojmë shtetet e vogla që gjenden në krye të listës, shtetet me shpejtësinë më të lartë të internetit në Evropë janë Islanda (229.4 Mbps), Franca (152.5 Mbps) dhe Holanda (142.5 Mbps).
Po në rajonin e Ballkanit cilat shtete kanë internetin më të shpejtë dhe më të ngadaltë?
Për fat të keq, Shqipëria renditet e parafundit në këtë listë, me një shpejtësi mesatare internet prej 25.4 Mbps, duke lënë pas vetëm Turqinë, e cila ka një shpejtësi mesatare interneti 24.8 Mbps. Edhe në Kroaci (25.7 Mbps) situata është e njejtë si në Shqipëri.
Shpejtësitë e internetit në Kosovë (57.3 Mbps), Mal të Zi (49.5 Mbps) dhe Greqi (53.9 Mbps) janë rreth 2 herë më të larta se në Shqipëri, ndërkohë që shpejtësia më e lartë për rajonin e Ballkanit është në Maqedoni (97.9 Mbps).