Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Samsung prezanton Galaxy Buds3 FE me dizajn ikonik, tingull të përmirësuar dhe integrim me Galaxy AI
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung prezanton Galaxy Buds3 FE me dizajn ikonik, tingull të përmirësuar dhe integrim me Galaxy AI
Tech

Samsung prezanton Galaxy Buds3 FE me dizajn ikonik, tingull të përmirësuar dhe integrim me Galaxy AI

Last updated: 20 Gusht, 2025 8:25 am
Ndaj
5 Min lexim

Samsung Electronics njoftoi sot lançimin e Galaxy Buds3 FE, pajisjen më të re në gamën Galaxy Buds. Si pjesë e misionit të Samsung për ta sjellë inovacionin në audio tek më shumë njerëz, Galaxy Buds3 FE janë dizajnuar për të ofruar veçori premium me një çmim të përballueshëm. Buds3 FE ftojnë më shumë përdorues në ekosistemin Galaxy me dizajnin ikonik Blade, performancën e përmirësuar të audios dhe aftësitë e Galaxy AI. Galaxy Buds3 FE dëshmojnë përkushtimin shumëvjeçar të Samsung për të udhëhequr me teknologji dhe inovacion audio të klasit më të lartë.

Galaxy Buds3 FE janë dizajnuar për të ofruar një përvojë të përmirësuar dëgjimi. Përmirësimet domethënëse në gamën Galaxy Buds bazohen mbi risitë në veçoritë thelbësore si anulimi aktiv i zhurmës (Active Noise Cancelling), cilësia e thirrjeve, jetëgjatësia e baterisë, rehati dhe të tjera, duke u dhënë përdoruesve lirinë për të dëgjuar ashtu si duan, kudo dhe kur të duan. Lançimi i Galaxy Buds3 FE vijon traditën e sjelljes së përvojave superiore audio për sa më shumë njerëz, përmes veçorive premium dhe një çmimi të arsyeshëm.

Samsung e kupton se pjesa më thelbësore e përvojës së përdoruesve të Galaxy Buds është tingulli me cilësi të lartë. Galaxy Buds3 FE janë krijuar për momentet e qeta në një tren të mbushur me njerëz, për thirrjet që duhen dëgjuar qartë në një rrugë me erë, dhe për listën muzikore që ju shoqëron rrugës për në shtëpi. Me një altoparlant më të madh, Buds3 FE ofrojnë tingull të pasur e të fuqishëm, me bas të thellë dhe tinguj të qartë në frekuencat e larta. anulimi aktiv i zhurmës (Active Noise Cancelling) i përmirësuar redukton zhurmat përreth, duke krijuar një përvojë dëgjimi më zhytëse. Teknologjia Crystal Clear Call përdor një model të avancuar të të mësuarit makinerik të trajnuar paraprakisht për të izoluar zërin tuaj, duke siguruar që bisedat të mbeten të qarta edhe në mjedise të zhurmshme. Përvoja e thirrjeve përmirësohet gjithashtu nga pozicionimi i optimizuar i mikrofonit, i cili është vendosur përballë gojës së përdoruesit për përçuar më saktë zërin.

Lehtësia e përdorimit është në zemër të dizajnit të Galaxy Buds3 FE, ku kontrollet intuitive mundësojnë ndërveprime pa mundim. Një shtypje e lehtë (pinch) mbi Blade ju lejon të bëni zgjedhje, ndërsa një rrëshqitje shërben për të kontrolluar volumin. Është gjithashtu më e lehtë të lidheni përmes butonit të çiftimit në kutinë e karikimit, për të kaluar shpejt midis pajisjeve tuaja Galaxy. Me funksionin Auto Switch, Galaxy Buds3 FE identifikon automatikisht aktivitetin audio dhe kalon lidhjen në mënyrë të pandërprerë, duke ju mundësuar dëgjim pa ndërprerje në të gjitha pajisjet tuaja Galaxy.

Për më tepër, veçoritë me inteligjencë artificiale dhe dizajni i Buds3 FE sigurojnë që vendosja e listës së radhës me këngë ose përkthimi i një bisede nga një gjuhë në tjetrën të jetë gjithmonë vetëm një komandë me zë ose një shtypje e gjatë larg. Kur përdoren fraza si “Hey Google”, Buds3 FE mund të dëgjojë, të kuptojë dhe të përgjigjet, pa ekran, pa duar, vetëm ju dhe zëri juaj. Përvoja është e shpejtë dhe natyrale, e menduar të ndihet më shumë si një bisedë me një mik sesa si përdorimi i një pajisjeje. Mund të kontrolloni axhendën tuaj të përditshme ose email-et pa nxjerrë telefonin nga xhepi ose çanta. Për përkthim, përdorni Buds3 FE me aplikacionin Galaxy AI Interpreter në smartphone-in tuaj për të dëgjuar një ligjëratë në një gjuhë të huaj ose për të zhvilluar një bisedë me dikë në një gjuhë tjetër.

Dizajni Blade i Galaxy Buds3 FE përfaqëson identitetin e dallueshëm vizual të linjës Galaxy. Me një përfundim mat në dy ngjyra dhe detaje gjysmë-transparente, ai pasqyron një ekuilibër mes thjeshtësisë dhe detajit ekspresiv, për një estetikë moderne por lozonjare.

Galaxy Buds3 FE shënojnë një kapitull të ri në zgjerimin e përvojës Galaxy. Të dizajnuara për përdorues që kërkojnë performancë të besueshme, veçori inteligjente dhe një dizajn elegant me një vlerë të shkëlqyer, Galaxy Buds3 FE e bëjnë më të lehtë se kurrë të bëheni pjesë e ekosistemit Galaxy. Kufjet ofrojnë gjithashtu integrim të pandërprerë me pajisjet Galaxy, duke përfshirë qasjen e shpejtë nga cilësimet e sistemit dhe kontrollin pa aplikacion nga çdo ekran.

Galaxy Buds3 FE do të jenë të disponueshme gradualisht duke filluar nga 18 gushti.
Për më shumë detaje rreth Galaxy Buds3 FE, vizitoni https://www.samsung.com/al/.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Peshku robotik i fuqizuar nga uji i detit mund të arrijë thellësinë prej 10,000 metrash nën ujë
Tjetra Samsung Electronics prezanton ofertën „Back to School“ për televizorët e vitit 2025, duke përfshirë një dhuratë speciale, tabletin Samsung Galaxy

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Citimet e rreme të gjeneruara nga AI po dominojnë përmbajtjet shkencore

20 Maj, 2026
Tech

DJI prezanton dronin e ri Inspire 3 për të gjithë profesionistët që duan të regjistrojnë në 8K me një çmim $16,499

15 Prill, 2023
Tech

Një studiues i AI tregon se ka gjetur “mundësi të palimituara” për të tejkaluar masat e sigurisë të ndërmarra nga ChatGPT

30 Korrik, 2023
Tech

Google Bard mund të lehtësojë planifikimin e një udhëtmi dhe të tejkalojë aftësitë e ChatGPT

23 Korrik, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?