Në vitin 2017, Samsung bleu kompaninë Harman, duke fituar kontroll mbi markat e njohura të pajisjeve audio si Harman Kardon, AKG, Bang & Olufsen, JBL dhe të tjera. Këto marka prodhojnë kufje dhe sisteme audio për shtëpi e makina – një fushë me interes të veçantë për Samsung.
Aktualisht, Samsung përmes degës së saj Harman, është pranë blerjes së kompanisë Sound United, në pronësi të Masimo-s. Sound United ka në portofol emra të rëndësishëm si Denon, Bowers & Wilkins dhe Boston Acoustics, kjo e fundit e njohur për sistemet audio në makina.

Ndërkohë që gjeneratat e mëparshme të kufjeve Galaxy Buds mbanin etiketën “Sound by AKG”, kjo është hequr nga versioni Galaxy Buds3. Ende nuk dihet nëse markat e reja do të ndikojnë në produktet e ardhshme të Samsung. Marrëveshja prej $350 milionë është në pritje të miratimit rregullator dhe pritet të finalizohet deri në fund të vitit. Ajo synon të fuqizojë divizionin e stilit të jetesës të Harman dhe ta pozicionojë në vendin e parë globalisht për pajisje audio për konsumatorët.
Sipas Samsung, tregu global i pajisjeve audio pritet të rritet nga $60.8 miliardë në vitin 2025 në 70 miliardë deri në vitin 2029. Masimo, kompania që zotëron Sound United, është gjithashtu e njohur për përplasjet ligjore me Apple mbi teknologjinë e ndjekjes së shëndetit në Apple Watch.