SpaceX lançoi ditën e enjte raketën Starship për herë të parë në fluturim, në formën e testit të parë zyrtar. Kjo raketë është rezultat i një pune shumë vjeçare plot me testime nga ana e SpaceX dhe është raketa më e fuqishme që është ndërtuar ndonjëherë. Në bordin e raketës nuk gjendej asnjë person për fat të mirë, pasi disa minuta pas lançimit të suksesshëm raketa shpërtheu në ajër.
Fillimisht plani ishte që Starship të lançohej gjatë ditës së hënë, por gjithçka u anulua pasi një ndër valvulat e presionit në booster-in Super Heavy nuk po funksiononte.
Drejtuesit e SpaceX treguan disa herë para lançimit të raketës gjigande se ato do të konsideronin të suksesshëm këtë test nëse raketa do të arrinte të shkëputej nga vendi i lançimit. Starship arriti të fluturonte për 4 minuta dhe u shkëput në mënyrë të suksesshme nga booster-i Super Heavy, para se gjithçka të përfundonte me një shpërthim.
Congrats @SpaceX team on an exciting test launch of Starship!
Learned a lot for next test launch in a few months. pic.twitter.com/gswdFut1dK
— Elon Musk (@elonmusk) April 20, 2023
Elon Musk tha se kompania ka mësuar shumë nga ky testim dhe do të jetë gati të testojë sërisht një raketë të tillë pas disa muajsh.
Starship është dizenjuar për të transportuar ngarkesa dhe astronautë në hapësirë, dhe është tepër i rëndësishëm për misionin e NASA ku synohet rikthimi në Hënë i njerëzve.