Nëse ju keni vënë re gjatë kohëve të fundit se numri i reklamave në Gmail është shtuar, ju nuk jeni të vetmit. Siç tregon dhe 9to5Google, duket se operacioni i reklamimit në Gmail është shtuar shumë gjatë ditëve të fundit, me shfaqjen e më tepër se 4 reklamave si në versionin për desktop dhe atë për mobile të aplikacionit.
Akoma më i keq është fakti që reklamat kanë nisur të shfaqen në pjesë të ndryshme të aplikacionit në të cilat nuk shfaqeshin kurrë më parë. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për t’iu shmangur këtyre reklamave.
That doesn’t sound good, Catheryn. Have a look at this article for more info on how Gmail ads work: https://t.co/gJGEZORGk0. Also, could you submit feedback regarding this by following the steps in this article: https://t.co/mBmOuIg3PK? Appreciate it.
— Gmail (@gmail) May 4, 2023
Megjithatë, ju duhet të sakrifikoni disa kategori si Social, Updates apo Promotions në mënyrë që kjo teknikë të funksionojë.
- Hapni Gmail në browser dhe klikoni në Settings
- Klikoni në See all settings në pjesën e sipërme të panelit që shfaqet
- Shko në Labels, dhe më pas në Categories
- Sapo të gjeni Show message list, klikoni hide për kategoritë Social, Updates, Forum dhe Promotions
Kjo teknikë do të eleminojë këto tabela nga inbox-i juaj. Për momentin Google vendos reklama vetëm kur këto kategori janë të aktivizuara, prandaj nëse ju i çaktivizoni, reklamat do të çaktivizohen bashkë me to.