Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Njihuni me fituesit e edicionit të dytë të Uplift Albania
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Njihuni me fituesit e edicionit të dytë të Uplift Albania
Tech

Njihuni me fituesit e edicionit të dytë të Uplift Albania

Last updated: 1 Shkurt, 2021 3:32 pm
Ndaj
7 Min lexim

Në një botë me dinamizëm të lartë orientuar nga teknologjia, ide të reja biznesi lindin çdo ditë megjithatë ndërsa është e thjeshtë të vish me një ide, sfida e vërtetë është tek ekzekutimin e saj me sukses.

Mbrëmjen e së Premtes me 29 Janar 2021, edicioni i dytë i Uplift Albania shpalli fituesit e çmimeve të mëdha për startupet të cilët përgjatë katër muajve trajnime dhe mentorime jetësuan një të vërtetë të thjeshtë: Gabimet që bëni duke punuar në një gjë që pëlqeni, janë më mirë sesa të krijoni perfeksione duke punuar një gjë që e urreni.

Wellness+, Crossplag, Hermex, Swipin, iNegotio, Nutriprep, AlbBnb, Udhë të gjithë treguan edhe pse viti i kaluar ishte plot vështirësi të mëdha kishte edhe mundësi të mëdha.

Uplift_Final-66.jpg

“Dy vite më parë përpara se të fillonte Uplift Albania, kishim Albanian ICT Awards që me sukses arriti të zgjojë kureshtjen e partnerëve lokalë por përpjekjet tona nuk u ndalë këtu, sepse inovacione dhe talente të tilla kishin nevojë për njohje ndërkombëtare. Dhe ja ku erdhi Uplift Albania, një eveniment ndërkombëtar” tha z. Kushtrim Shala, bashkëthemelues i ICTSmedia.

Uplift Albania i dha udhë edicionit të dytë në shtator të vitit të kaluar me hapjen e aplikimeve ndërsa programi i akselerimit me startupet e përzgjedhura në Selection Bootcamp filloi më 5 Tetor duke konsideruar edhe vështirësitë e realizimit për shkak të pandemisë.

Uplift_Final-71.jpg

“Tërmetet dhe pandemitë shkatërrojnë sende, por nuk mund të shkatërrojnë njohuritë,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj i cili nuk e fshehu emocionin. “Jam shumë krenar me praninë e secilit prej juve e duke e ditur sesa e vështirë dhe fakti që keni mbërritur këtu me mbush me inkurajim.”

Startupet erdhën në Demo Day për të prezantuar idenë e tyre përballë një paneli investitorësh dhe partnerësh të Uplift Albania duke demonstruar të gjithë potencialin e arritur gjatë programit të akselerimit.

“Ne tek SOVVA besojmë se për të bërë ndryshime të mëdha, nuk ke nevojë për shumë para. Dhe ky projekt me njerëzit entuziastë dhe energjikë për rreth tij e kanë provuar këtë.” u shpreh CEO SOVVA z. Daniel Straka. Talenti është komoditeti i së ardhmes tha ai.

SOVVA ka shërbyer si një urë lidhëse mes industrive dhe sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në Sllovaki për të promovuar hulumtim dhe zhvillim në fushat e teknologjisë dhe falë partneritetit të ngushtë me ICTSmedia dhe mbështetjen financiare të SlovakAid është bërë i mundur organizimi i Uplift Albania.

“Përgjatë dy viteve si ministër për sipërmarrjen jam hasur me ide dhe talente të shumta por asnjëherë nuk e harrojë kur një grup të rinjsh erdhën në zyrën time dhe kërkuan një ligj për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja dhe startupeve. Sot ai ligj është realitet,” tha z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ai shtoi se nisma të tilla si Uplift Albania luajnë një rol që qeveria nuk e bën dot.

z. Peter Kolesar, një prej mbështetësve më të mëdhenj të Uplift Albania e përshkroi programin e akselerimit si një platformë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Sllovakisë. “Falë punës suaj Tirana po bie në sy kudo në Evropë,” tha ai.

Uplift_Final-2.jpg

Hapi i fundit i startupeve në Uplift Albania

E identifikuar ndryshe edhe si finalja e madhe e Uplift Albania, Demo-Day nisi me sesionin Investor Connect ku startupet prezantuan përballë një paneli prej 8 investitorësh për 7 minuta secili përbërë nga: Andrej Petrus – Menaxher Investimesh në ZAKA Venture Capital, Edi Demaj – Bashkëthemelues dhe CEO i KODE Labs, Eli Zhabevska – Senior Associate në South Central Ventures, Eva Simekova – CEO & Associate Partner në CIVITTA, Admir Berbiu – VC Investment Associate në StarFinder Capital Fund, Igor Madzov – Investitor, Ecosystem Builder në Swiss EP, Swiss Entrepreneurship Program, Jeta Zagragja – Drejtuese e Operacioneve të Biznesit në UCXmarket dhe Gergely Bence – Analist Investimesh në PortfoLion Capital Partners.

Demo Day nisi me prezantimet në skenë të 8 startupeve finaliste të Uplift Albania përballë jurisë e cila përbëhej nga figura dhe personalitet nga Tirana, Shkupi, Bratislava, Miçigani dhe Tel Avivi: Andrej Petrus, Daniel Straka, Tal Catran, Viola Puçi, Edi Demaj, Jaqueline Jaspert dhe Eli Zhabevska.

Secili startup prezantoi për 3 minuta idenë ndjekur nga 3 minuta të tjera pyetje dhe përgjigje nga juria.

Një ide që lufton plagjiaturën, një platformë për menaxhimin e palestrave, një aplikacion që bashkon shoferët dhe pasagjerët, një platformë për krijimin e dyqaneve online, një mjet prokurorimi, një platformë në mbështetje të potencialit turistik të Shqipërisë, një mundësi për transformimin e shitblerjes online dhe një aplikacion për përgatitjen e vakteve për sportistët ishin projektet që prezantuan në skenën e Demo Day.

Gjatë rrugëtimit të tyre në Uplift Albania, Hermex u shpall fitues në Elevator Lab organizuar nga Raiffeisen Bank ndërsa Swipin, Udhë dhe Wellness+ u përzgjodhën nga EU for Innovation në Matchmaking and Exposure Program.

Uplift_Final-423.jpg

Edicioni i dytë i Uplift Albania u mbyll me shpalljen si fitues i çmimit të parë prej 3,000 euro të startupit Crossplag si dhe shpërblimit Investible Readying Package. Çmimi i dytë dhe i tretë prej 1,000 euro shkoi për Hermex dhe Udhë.

Së fundi Swipin u përzgjodh për të përfituar nga paketa Fast Track Bridge2EU. Bridge2EU i cili financohet nga SlovakAid dhe ka për qëllim që të përzgjedh për dy vite radhazi 2020 dhe 2021, 12 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të kenë shansin të ndjekin një program intensiv studimor në tre vende të ndryshme të Evropës, Slovaki, Ceki dhe Austri.

Uplift Albania vjen si një bashkëpunim i një rrjeti të gjerë partnerësh dhe mbështetësish udhëhequr nga ICTSmedia, SOVVA dhe SlovakAid me mbështetjen e Vodafone, Raiffeisen Bank, Huawei, Albvision, EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, ICTSlab, PCWorld Albanian, CIO, SCAN TV dhe Geek Room.

8 startupet nën patronazhin e 50+ ekspertëve të Uplift Albania, nga program i akselerimit mësuan sesi të joshin investime, të mbrojnë pronën e tyre intelektuale, të përmirësojnë modelet e biznesit e të aplikojnë metodologjinë “lean startup” dhe të nesërmen të shndërrohen në biznese të suksesshme.

 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Ja kur do e marrë Samsung Galaxy yt One UI 3.0 bazuar në Android 11
Tjetra Si të organizosh skedarët në grupe në Chrome për Android

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Të pasurit një mjet lundrues tashmë bëhet realitet. Mektrin Motors sjell Mektrin Marine

Sponsorizuar nga
Mektrin MotorsMektrin Motors
Tech

OpenAI planifikon të ofrojë shërbimin Sora në ChatGPT

2 Mars, 2025
Tech

Franca nis zhvendosjen drejt sistemeve Linux në pajisjet qeveritare

12 Prill, 2026
Tech

IFA 2025: Acer prezanton produkte të reja për gamers dhe profesionistët

4 Shtator, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?