Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Smells Like AI Spirit: Tirana mirëpriti eventin më të madh të dedikuar Inteligjencës Artificiale
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Smells Like AI Spirit: Tirana mirëpriti eventin më të madh të dedikuar Inteligjencës Artificiale
Tech

Smells Like AI Spirit: Tirana mirëpriti eventin më të madh të dedikuar Inteligjencës Artificiale

Last updated: 31 Mars, 2026 4:12 pm
Ndaj
4 Min lexim

Më 26 mars, Tirana u kthye në një pikë takimi për inovacionin, teknologjinë dhe mendimin e së ardhmes, duke mirëpritur “Smells Like AI Spirit” – eventin e parë të dedikuar plotësisht Inteligjencës Artificiale, organizuar nga Raiffeisen Bank Shqipëri.

Contents
  • Masterclass mbi AI: Njohuri nga ekspertët ndërkombëtarë
  • Battle Royale: Sfida reale, zgjidhje inovative
  • Një hap përpara për ekosistemin e teknologjisë

Me mbi 500 pjesëmarrës fizikisht dhe online, Piramida e Tiranës u mbush me energji, ide dhe kuriozitet. Studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë u bënë pjesë e një dite intensive, ku teoria dhe praktika u ndërthurën në mënyrë natyrale.

Ky event është një reflektim i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të Raiffeisen Bank Shqipëri për të promovuar inovacionin, për të mbështetur teknologjinë dhe për të fuqizuar talentet e reja. Përmes kësaj nisme, banka synon të afrojë komunitetin e Inteligjencës Artificiale dhe të krijojë hapësira konkrete ku idetë marrin formë.

Atmosfera gjatë gjithë ditës ishte dinamike dhe bashkëpunuese. Ekipi i Geek Room ndoqi nga afër çdo moment, duke sjellë një panoramë të plotë të një eventi që jo vetëm përmbushi pritshmëritë, por i tejkaloi ato.

Masterclass mbi AI: Njohuri nga ekspertët ndërkombëtarë


Pjesa e parë e eventit u fokusua në një masterclass të strukturuar, ku ekspertë të industrisë ndanë perspektiva konkrete mbi zhvillimet më të fundit në AI.

Aditi Subbarao nga Snowflake AI trajtoi evolucionin e sektorit bankar drejt sistemeve autonome, duke theksuar rëndësinë e strategjive të forta të të dhënave dhe qeverisjes së tyre.

João Pedro Martins nga Databricks solli një qasje të detajuar mbi “Generative AI Engineering”, duke vënë në fokus rëndësinë e cilësisë dhe kurimit të të dhënave për ndërtimin e aplikacioneve të besueshme për biznesin.

Renato Rocha Souza nga Raiffeisen Bank International prezantoi konceptin e zhvillimit të bazuar në specifikime (Spec-Driven Development), duke demonstruar se si agjentët inteligjentë mund të orkestrojnë procese komplekse pune.

Ndërsa Klaus Coka nga Raiffeisen Bank Shqipëri u ndal te sfidat e testimit të modeleve jo-deterministike, duke prezantuar teknika si “Vector Embeddings” dhe matjet semantike për të garantuar saktësi dhe konsistencë.

Battle Royale: Sfida reale, zgjidhje inovative


Pjesa e dytë e eventit solli një dimension praktik dhe konkurrues përmes formatit “Battle Royale”.

Pjesëmarrësit, të organizuar në skuadra, u përballën me një sfidë konkrete: ndërtimin e një modeli LLM të aftë për të identifikuar bimët e infektuara, bazuar vetëm në analizën e imazheve.

Gara u karakterizua nga një kombinim i fortë kreativiteti dhe aftësish teknike, ku çdo ekip punoi për të gjetur zgjidhjen më efikase dhe më të saktë. Në përfundim, tre skuadrat më të mira u shpallën fituese dhe u vlerësuan me çmime monetare.

Një hap përpara për ekosistemin e teknologjisë

“Smells Like AI Spirit” dëshmoi se komuniteti teknologjik në Shqipëri është i gjallë, i përgatitur dhe i gatshëm për sfidat e së ardhmes.

Duke sjellë së bashku ekspertë ndërkombëtarë dhe talente vendase, Raiffeisen Bank Shqipëri krijoi një platformë të rëndësishme për shkëmbim njohurish, bashkëpunim dhe zhvillim.

Ky event vendos një standard të ri për aktivitetet e teknologjisë në vend dhe konfirmon rolin aktiv të bankës në mbështetjen e inovacionit dhe transformimit digjital.

Shihemi në eventin e radhës!

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Lynk & Co 02 arrin vlerësimin më të lartë të sigurisë nga Euro NCAP
Tjetra Xhamat mbrojtës të iPhone 18 Pro zbulojnë praninë e një Dynamic Island më të ngushtë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Sundar Pichai tregon se në 2027 Google do të ketë qendra të dhënash në hapësirë të fuqizuara nga energjia diellore

2 Dhjetor, 2025
Tech

Mbishkrimet 5,000 vjeçare tashmë mund të lexohen nga inteligjenca artificiale

29 Nëntor, 2023
Tech

Rusia tani kërkon që të gjithë pajisjet smart të kenë të instaluar software-in rus

1 Prill, 2021
Tech

Fotografi “mashtron” internetin me kamerat e gjeneruara nga AI të cilat nuk ekzistojnë

24 Dhjetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?