ChatGPT është një platformë tepër e fuqishme që mund të kujtojë informacione rreth jush ndërkohë që përdorni aplikacionin. Ju mund të përfitoni nga kjo veçori e kujtesës, madje mund të mësoni më tepër rreth vetes ose të vini re detaje që nuk i kishit kuptuar më parë.
Për të arritur këtë rezultat, duhet të përdorni këto prompts pasi t’i keni dhënë ChatGPT informacione rreth interesave tuaja.
Zbuloni pasionin tuaj më të madh
Për të zbuluar një pasion të cilin ju mund të mos e keni vënë re gjatë këtyre kohëve mjafton t’i kërkoni ChatGPT: “Bazuar në atë që mban mend, cili është pasioni im më i madh?”
Sapo ChatGPT të tregojë pasionin tuaj më të madh, bëni një kërkesë tjetër: “Duke përdorur këtë informacion, cfarë hobi të ri mund të filloj dhe më trego se si t’ja nis nga fillimi.”
Krijimi i zakoneve
Në qoftë se ju dëshironi të përmirësoni veten tuaj dhe nuk dini si të filloni këtë proces, kërkoni ndihmë nga ChatGPT.
Pyetni chatbot-in: “Bazuar në informacionet që ke rreth meje, a mund të më sugjeroni një zakon të vogël që un mund të shtoj në rutinën time të përditshme?”
Vizitoni një vend të ri
Nëse ju dëshironi të vizitoni një vend të ri për pushimet e fundvitit, pyesni ChatGPT: “Bazuar në atë që dini për mua, cili është një vend që mendoni se do të doja ta vizitoja, bazuar në vendet që kam përmendur duke shijuar?“
Më pas mund të bëni pyetje të tjera duke i kërkuar më shumë informacion mbi atë vendndodhje dhe pse chatbot-i mendon se duhet ta vizitoni.
Një nofkë e re për ju
Edhe pse nofkat që mund t’i vendosim njëri-tjetrit janë të bazuara në ndërveprimet tona me miqtë, ne mund të kërkojmë dhe nga ChatGPT që të na gjenerojë një nofkë që përshtatet me personalitetin tonë.
Përdorni këtë prompt: “Bazuar në informacionet që ke rreth meje, cila nofkë argëtuese do të më përshtatej më tepër dhe përse?”
Talentet e fshehura
ChatGPT mund t’ju ndihmojë dhe të gjeni një talent të fshehur që keni duke u bazuar në informacionet që kujton rreth jush. Mjafton të përdorni këtë prompt: “Cili është një talent i fshehur ose tipar unik që mendon se unë kam duke u bazuar në informacionet që ke rreth meje?”