Duke marrë parasysh se si AI është shndërruar në pikën kryesore të zhvillimit të mëtejshëm për kompanitë, ne po dëgjojmë gjithnjë e më shumë raporte rreth gjigantëve të ndryshëm të teknologjisë që merren me të. Apple, Samsung, Google, janë duke punuar për zhvillimin e teknologjisë AI në një mënyrë ose në një tjetër. Tani kemi disa informacione se si Samsung po punon aktualisht për krijimin e një “sistemi super të madh të AI”, dhe puna po udhëhiqet nga divizioni i kërkimit.
Sigurisht ky mund të jetë një lajm jo shumë i mirë për rivalin kryesor Apple.
Samsung duket se do të përdorë të gjitha burimet GPU në të cilat kompania ka akses, dhe burimet tregojnë se sistemi AI do të debutojë fillimisht në korrik të këtij vit. Me pak fjalë, mund të themi se Samsung po përgatitet që me këtë model gjuhësor të sfidojë kompanitë kryesore në AI si ChatGPT apo Bard. Kjo është padyshim një gjë e mirë duke pasur parasysh nevojën për konkurrencë gjatë gjithë kohës.
Për fat të keq, nuk ka shumë informacione në lidhje me projektin e Samsung apo se sa i fuqishëm do të jetë ky model i ri i gjuhësor. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se si kompania po përdor të gjitha burimet e disponueshme GPU, sigurisht që duket premtuese. Kjo gjithashtu do të thotë që Apple më në fund mund të përfshihet edhe më thellë në AI.
Fatmirësisht, korriku nuk është aq larg, kështu që mund të presim që të dalin disa informacione të tjera në lidhje me modelin e ardhshëm të gjuhës së madhe nga Samsung.