Për herë të parë dronët u përdorën gjatë Luftës së Parë Botërore në misionet e mbikëqyrjes dhe zbulimit. Tashmë dronët nuk gjejnë përdorim vetëm në ushtri, por mund të përdoren lehtësisht dhe nga qytetarët e thjeshtë.
Më poshtë do të listojmë 10 gjëra të mrekullueshme që mund të bëni me tipe të ndryshme dronësh.
- Përdorimi i dronëve për fotografi ose video: fotografitë nëpërmjet dronëve ofrojnë regjistrimin e këndeve të ndryshme që nuk mund të kapeshin dot nga kamerat tradicionale.
- Gjenerimi i modeleve 3D të terreneve të ndryshme: dronët mund të përdoren për të gjeneruar modele 3D në mënyra të ndryshme. Njëra prej tyre është nëpërmjet përdorimit të fotogrametrisë, që krijon modele 3D nëpërmjet analizimit të disa fotografive në kënde të caktuara,
- Dronët mund të përdoren për kërkime si dhe në operacionet e shpëtimit: pajisja e dronëve me kamera termale lehtëson shumë proçesin e gjetjes së njerëzve që kanë humbur në zona të ndryshme apo kanë ngecur në ndërtesa.
- Përdorimi i dronëve në inspektimin e strukturave si urat apo gazsjellësit: kur dëshironi të inspektoni zona që nuk mund t’i aksesoni lehtësisht, si përshembull punimet në lartësi, mjafton të përdorni dronët.
- Fermerët mund të përdorin dronët për të spërkatur të mbjellat me pesticide dhe pleh.
- Amazon po përdor dronët për transportin e pakove: Amazon Prime Air është shërbimi më i ri nga kompania për dorëzimin e produkteve, i cili po testohet aktualisht.
- Dronët janë përdorur në zona lufte për mbikëqyrje dhe misione zbulimi: dronët ngrihen në fluturim në zonën e armikut dhe mbledhin informacione pa u vënë re nga kundërshtarët.
- Shkencëtarët përdorin dronët për të studiuar ambientin dhe jetën e egër: dronët përdoren shpesh herë nga shkencëtarët për qëllime të ndryshme, si përshembull në grumbullimin e të dhënave mbi motin, ndryshimet klimatike apo ndotjen, kafshët dhe habitatet e tyre natyrale.
- Hollywood po përdor dronët për regjistrimin e skenave magjike: kënde të tilla nuk arrin dot t’i regjistrosh nëpërmjet kamerave tradicionale.
- Dronët mund të përdoren dhe për qejf: njerëzit po përdorin dronët thjesht sepse kanë qejf të garojnë me to apo të mësojnë truke të reja, si dhe të shkrepin fotografi dhe video nga lart.