Mes disa prezantimeve të ndryshme, Intel gjeti kohën të prezantonte një surprizë gjatë konferencës Innovation 2022. Pasi CEO i Samsung Display, JS Choi u shfaq në skenë, CEO i Intel Pat Gelsinger shfaqi një koncept kompjuteri “të rrëshqitshëm” me një ekran OLED që mund të zgjerohet.
Duke tërhequr skajet e prototipit, Gelsinger e ktheu ekranin 13 inç në një ekran 17 inç, pra me pak fjalë nga një tablet i madh në një monitor të vogël.
This looks great… #Samsung shows off its slidable display at Intel Innovation event pic.twitter.com/VPIx71eoEY
— Mathures Paul (@MathuresP) September 27, 2022
“Ne po prezantojmë ekranin e parë të zgjerueshëm 17” për kompjutera.” tregoi Choi për audiencën. “Kjo pajisje do të plotësojë dhe nevojat e shumta për një ekran më të madh ndërkohë që është tepër i thjeshtë për t’u mbajtur me vete.”
Samsung Display ka nisur të punojë mbi ekranet OLED të rrëshqitshëm prej disa vitesh. Vitin e kaluar kompania shfaqi një prototip. Gelsinger e quajti këtë koncept si një provë e asaj që është e mundur të arrihet me teknologjinë e ekraneve OLED dhe substrateve plastike fleksibël. Megjithatë, duhet të kuptojmë se pajisja e prezantuar gjatë kësaj konference nuk do të shfaqet në treg për disa vite të tjera.