Facebook po zhvillon një pajisje të re për syzet AR: një byzylyk që ju lejon të bashkëveproni me një realitet virtual duke lëvizur gishtërinjtë. Ky sistem përdor elektromiografi (EMG) për të përkthyer sinjalet nervore që kalojnë nga kyçi në komanda dixhitale.
Kompania thotë se këto sinjale janë aq të qarta sa që EMG mund të kuptojë deri lëvizjet rreth 1mm të gishtërinjve. Kjo nënkupton se inputi nuk kërkon aspak energji, madje në planet e tyre mendohet avancimi deri në fazat ku të mjaftojë vetëm qëllimi i lëvizjes së dorës për t’u regjistruar si input. Këto pajisje përdorin AI të kontekstualizuar për t’ju përshatur ambientit në të cilin ndodhemi.
Arsyeja e përdorimit të një byzylyku është se kyçi është vendi tradicional për mbajtjen e tij, dhe gjithçka do të dukej tërësisht normale dhe komforte.
Facebook planifikon të përdorë EMG për të ndjekur veprimet e vetëm 2 gishtërinjve, të cilëve i referohet si klikime inteligjente. Me kalimin e kohës këto sinjale do të arrijnë të kontrollojnë objekte dhe ndërfaqe virtuale.