Apple Watch u prezantua për herë të parë nga Tim Cook në 2014. Që nga lindja e saj, Apple Watch ka evoluar shumë me shtimin e cilësive që mund të shpëtojnë jetën.
Sipas një chart-i të postuar nga AboveAvalon, Apple ka shitur më shumë se 100 milionë Apple Watch nga 2015, duke e bërë atë smartwatch-in më të shitur në botë.
Shitjet në vitin 2020 janë llogaritur të jenë rreth 30 milionë njësi, duke kapërcyer shitjet në 2015, 2016 dhe 2017. Tregu më dominant i tij është Amerika.
Apple Watch renditet si produkti I 4-t më i shitur nga kompania Apple, pas iPhone, iPad dhe Mac. Vlerësimet nga analistët tregojnë se Apple Watch me shumë mundësi do të zëvëndësojë në renditje Mac në vitin 2022.