Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple po përgatitet për prezantimin e AirTag 2 rreth “mesit të vitit të ardhshëm“.
Dizajni do të mbetet mjaft i ngjashëm, por do të përmirësohet nga modeli origjinal në tre mënyra kryesore. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që po dëgjojmë për AirTag 2, kjo është hera e parë që po shohim qartë planet e Apple për të.
Apple lëshoi fillimisht AirTag në fillim të vitit 2021, pas gati 2 vitesh rrjedhjesh të gjata që i bënë të gjithë të pyesin nëse produkti do të prezantohej zyrtarisht apo jo. Që nga viti 2019 ne dinim për emrin e koduar B389 dhe kishte referenca të shumta brenda iOS 13 dhe rrjedhje për ta mbështetur atë.
Modeli i ri AirTag është i koduar B589, dhe sipas Bloomberg, ai “ka përparuar në testet e prodhimit“. Kjo do të thotë se produkti së shpejti do të dalë në treg, me tre përmirësime të mira:
- Distancë më e mirë
- Çipi wireless i përmirësuar
- Privatësia e përmirësuar
Distanca më e mirë dhe një çip wireless i përmirësuar ishin shërbimet të cilat priteshin më tepër nga analistët, megjithatë është mirë të shihet se Apple do të fokusohet në privatësi.
Gurman i referohet faktit se një numër njerëzish e kanë përdorur pajisjen për të përndjekur njerëz, dhe disa madje kanë modifikuar AirTags për të çaktivizuar plotësisht altoparlantin. Shpresojmë që Apple do t’i adresojë këto shqetësime në modelin e ri.