Xiaomi ka zgjedhur Vjenën për të prezantuar zyrtarisht serinë Xiaomi 17T, duke sjellë dy modele për herë të parë në linjën T, Xiaomi 17T dhe Xiaomi 17T Pro. Me këtë seri, kompania synon të ngushtojë edhe më shumë hendekun mes “flagship”-ëve dhe çmimit, një formulë që i ka funksionuar prej vitesh.

Fokusi kryesor i 17T Series është kamera, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Leica. Të dy modelet vijnë me kamerë kryesore 50MP dhe telefoto 5x, duke mbështetur zmadhim deri në 10x me cilësi optike dhe deri në 120x AI Ultra Zoom. Risi është Leica Live Moment, një veçori që kap lëvizjen dhe emocionin përtej një fotografie statike, tashmë e shtrirë edhe në modalitetin Portrait për një efekt më natyral. Modeli Pro shkon edhe më tej, me video 4K në 60fps dhe efekte kinematografike në kohë reale.

Edhe ekrani është një pikë e fortë. Xiaomi prezanton Xiaomi Vision Care, me certifikim të katërfishtë nga TUV Rheinland për mbrojtjen e syve. Të dy pajisjet përdorin panele AMOLED 1.5K me ndriçim deri në 3500 nits, ndërsa 17T Pro arrin 144Hz, duke e bërë ideal për gaming dhe konsum multimedial.

Nën ekran, 17T Pro fuqizohet nga MediaTek Dimensity 9500 (3nm), ndërsa 17T nga Dimensity 8500-Ultra (4nm), të dy të ftohur nga sistemi 3D IceLoop. Bateritë janë masive: 7000mAh me 100W HyperCharge për Pro dhe 6500mAh me 67W për 17T.

Çmimet nisin nga 749 euro për 17T dhe 899 euro për 17T Pro, ndërsa blerësit përfitojnë edhe prova falas të shërbimeve si Google AI Pro, YouTube Premium dhe Spotify Premium. Një paketë që e bën 17T Series një nga prezantimet më ambicioze të vitit.

