Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Seria më e re e telefonave Samsung Galaxy S23 prezantohet në Tiranë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Seria më e re e telefonave Samsung Galaxy S23 prezantohet në Tiranë
Mobile

Seria më e re e telefonave Samsung Galaxy S23 prezantohet në Tiranë

Last updated: 10 Shkurt, 2023 4:55 pm
Ndaj
7 Min lexim

Një javë pas premierës globale, seria e gjeneratës së re, Samsung Galaxy S23 u prezantua zyrtarisht në Tiranë. Eventi shik mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar ardhjen e serisë më të fundit të telefonave inteligjentë premium. Të ftuarit ishin të parët që panë dhe provuan nga afër teknologjinë inovative të serisë Samsung Galaxy S. Programi i eventit u moderua nga Albana Bejko dhe të ftuarit shijuan një performancë speciale nga grupi “Hot Club Tirana”.

Samsung_Shqiperi_S23_Series_Event_Tirana_-_Geek_Room_Albania_2_copy.jpg

Z. Elion Balla, përfaqësues i Samsung për Shqipërinë, nuk ngurroi të përcillte një mesazh falënderues për partnerët zyrtarë, që bëjnë të mundur sjelljen e produktit në tregun e vendit tonë. Më pas përmendi shkurtimisht për të gjithë të pranishmit, karakteristikat unike që vlerësohen dhe e bëjnë këtë gjeneratë kaq të fuqishme. Kamera, performanca, siguria, dizajni e jo vetëm e çojnë në një tjetër nivel serinë Galaxy, duke n’a lënë me dëshirën ta bëjmë tonin një nga pajisjet e gjeneratës Galaxy S23.

Tre telefonët e rinj inteligjentë, Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 shënojnë një epokë të re të përvojës më të mirë të telefonit premium Samsung Galaxy. Teknologjia e fuqishme dhe e pametë e serisë më fundit lejon përdoruesin të bëjë e të përfitojë më shumë nga jeta. Seria Galaxy S u krijua pikërisht për të kaluar kufijtë dhe për të ripërcaktuar atë që është e mundur të bëjë një smartphone premium. Duke u mbështetur në këtë filozofi, seria Galaxy S23 ka fuqinë e teknologjisë më të avancuar celulare, e cila sjell botën tuaj në fokus më të mprehtë dhe ndihmon njerëzit të zhvillojnë më tej pasionet e tyre. Përvojat e sigurta dhe private janë gjithashtu themeli i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg. 

Seria Galaxy S23 është gjenerata që revolucionon më tej mënyrën se si qëndrueshmëria dhe inovacioni takohen së bashku. Duke rritur standardet për teknologjinë premium që pasuron jetën e njerëzve, por duke minimizuar në të njëjtën kohë ndikimin dhe gjurmët e tyre në mjedis, Samsung kontribuon në një planet më të shëndetshëm. Që nga seria Galaxy S22, Samsung Galaxy vazhdon e të rrisë përdorimin e materialeve të dhe me serinë Galaxy S23, Samsung Galaxy po bën edhe më shumë për të reduktuar ndotjen në mjedis pa kompromentuar cilësinë dhe estetikën. 

Më shumë sesa thjesht një smartphone, seria Galaxy S23 është një mënyrë e re për të ndarë ngjarjet më epike.

 Samsung_Shqiperi_S23_Series_Event_Tirana_-_Geek_Room_Albania_3.jpg

Galaxy S23 Ultra 

Në thelb të përvojës premium të serisë Galaxy S mbetet padyshim inovacioni pa kompromis i Samsung Galaxy Ultra. Me Galaxy S23 Ultra, dy botë të inovacionit të Samsung Galaxy shkrihen në një kategori të vetme. Teksa ADN-ja e Samsung Galaxy Note – si performanca maksimale dhe mjetet e produktivitetit – u integrua me cilësimet unike të serisë S – si kamera novator – ky bashkim krijoi smartphone-in më të fuqishëm ndonjëherë, Samsung Galaxy Ultra.

Galaxy S23 Ultra krenohet me një sensor të ri Pixel Adaptive 200MP që kap momente epike me saktësi të jashtëzakonshme. Aftësitë e përmirësuara të “Nightography” transformojnë mënyrën se si seria Galaxy S optimizon fotot dhe videot në një gamë të gjerë kushtesh të ambientit që na rrethon. Zhurma vizuale që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave. Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Me një bateri më të qëndrueshme 5000 mAh dhe me platformën ekskluzive “Snapdragon® 8 Gen 2 Mobile for Galaxy” me grafikën celulare më të shpejtë në botë, Galaxy S23 Ultra ofron gjithashtu përvojën e fundit të lojërave. Ashtu si Samsung Galaxy Note, Galaxy S23 Ultra zhbllokon mënyra të reja produktiviteti me një S Pen të integruar. 

Seria Galaxy S vendos standardin për përvojën e fundit premium smartphone, me Galaxy S23 Ultra. Është më e mira e asaj që është e mundur sot, e ndërtuar për të qëndruar për çdo gjë që sjell e ardhmja. Duke dëshmuar pse është një lider i kategorisë, Galaxy S23 Ultra i afron njerëzit më afër botës që i rrethon — mundëson përmbushjen e qëllimeve dhe hap një përvojë të veçantë që fitohet vetëm me Samsung Galaxy.

View this post on Instagram

A post shared by Geek Room ® Albania (@geekroom)

Galaxy S23+ / Galaxy S23 

Galaxy S23+/Galaxy S23 riimagjinojnë përvojën e serisë Samsung Galaxy S për kërkesa dhe stile të ndryshme jetese, duke i ndihmuar njerëzit të zhvillojnë më tej pasionet dhe përvojat e tyre të përditshme. Nga transmetimi te lojërat te bashkëpunimi dhe krijimi, gjithçka përmirësohet me kombinimin e duhur të veçorive për t’iu përshtatur nevojave individuale. Kjo do të thotë më shumë fuqi për çdo detyrë, kamera me shumë qëllime për të kapur një skenë të përsosur dhe madhësi të ndryshme të ekranit sepse një madhësi nuk i përshtatet të gjithave. Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 vendosin lirinë e zgjedhjes në duart e çdo përdoruesi të serisë Galaxy S. Në Galaxy S23+ dhe Galaxy S23, kamera ikonë e Samsung Galaxy merr gjithashtu një pamje të përmirësuar. Konturet janë hequr, duke shënuar një epokë të re të dizajnit thelbësor Galaxy që e bën të gjithë serinë të dallohet.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung në periudhën nga 01.02.2023. deri më 16.02.2023 dhe mund të përfitoni nga një ofertë speciale.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme AI ndihmon në deshifrimin e një dorëshkrimi 2,000 vjeçar mbi jetën pas Aleksandrit të Madh
Tjetra Variantet e ngjyrave dhe memories së Galaxy A54 bëhen leak në internet

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Përdoruesit tregojnë se iPhone-t e tyre hasin probleme me ndezjen kur bateria shkarkohet plotësisht

28 Prill, 2026
Mobile

Samsung prezanton Galaxy A31, me çmim dhe bateri fantastike!

2 Korrik, 2020
Mobile

Samsung do të ulë numrin e smartphone-ve të prodhuar gjatë 2022

31 Maj, 2022
Mobile

Publikohet render-i me dizajnin e update-uar të Galaxy S22 Ultra

26 Shtator, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?