Nëse ju jeni përdorues të rregullt të rjeteve sociale si Instagram, Snapchat dhe TikTok dhe po mendoni të bleni një smartphone Samsung, bëni mirë të prisni për serinë Galaxy S23 që do të prezantohet me 1 shkurt, siç kemi raportuar dhe më parë.
Raportimet më të reja tregojnë se Samsung ka bashkëpunuar me rrjetet sociale të lartpërmendura për të përmirësuar cilësinë e fotografive dhe videove të shkrepura përmes kameras së integruar në këto aplikacione.
⭕️New collaboration between Samsung,TikTok,Snapchat,Instagram
Now when you shoot with camera inside any of them
The quality did not decrease when it was downloaded?Samsung paid attention to this due to the large number of people using these application.Thanks @technizoconcept pic.twitter.com/t6z3xOIctE
— Ahmed Qwaider (@AhmedQwaider888) January 3, 2023
Dhe leaker-i Ahmed Qwaider i pohoi këto raportime përmes një postimi në Twitter ku tha: “Bashkëpunim i ri midis Samsung, TikTok, Snapchat dhe Instagram. Tashmë kur ju shkrepni fotografi me kameran e integruar në aplikacione, cilësia e tyre nuk do të ulet kur publikohen… Samsung u kujdes për zgjidhjen e këtij problemi pasi rrjetet sociale të larpërmendura janë ndër aplikacionet më të përdorura në smartphone-t e tyre.”
Ai shtoi më vonë se ky shërbim do të jetë i pranishëm në të gjithë modelet Galaxy S23. “Ky shërbim do të gëzojë të gjithë përdoruesit e serisë Galaxy S23.”
Për të mësuar më tepër rreth modeleve më të reja flagship të Samsung që do të vijnë pas 1 muaji klikoni këtu.