Samsung ka ende shumë kohë deri në publikimin e serisë Galaxy S24. Megjithatë, fotografitë që me shumë mundësi janë të vërteta të prototipit të S24 Ultra janë shfaqur tashmë në X.
Këto imazhe janë publikuar nga një llogari relativisht e panjohur në X. Gjithsesi, leaker-i i njohur @UniverseIce i informoi ndjekësit e tyre se “konfirmon që ky është Galaxy S24 Ultra i vërtetë“. Fatkeqësisht, @UniverseIce nuk ka bërë të ditur se si e ka marrë një konfirmim të tillë. Dhe pse iceuniverse ka një reputacion mjaft të mirë në industri, megjithatë ka vend për spekulime.
Duke pasur parasysh përpjekjen për të fshehur numrin e madh serial, duket se Galaxy S24 Ultra në foto është një prototip inxhinierik dhe jo njësia finale. Megjithatë, prototipi duhet të jetë reflektues i dizajnit përfundimtar të Samsung, i cili ka një pamje shumë më katrore se Galaxy S23 Ultra.
Në mënyrë të veçantë, Galaxy S24 Ultra duket se ka një kornizë më të sheshtë se paraardhësi i tij, brenda së cilës ndodhet edhe një ekran i ri. Megjithëse është e paqartë nëse Samsung po përdor një panel të ri, korniza e ndryshuar mbështillet rreth ekranit për të hequr lakimin që ekzistonte në Galaxy S23 Ultra, Galaxy S22 Ultra dhe Galaxy Note 20 Ultra.
Në mënyrë të parashikueshme, Samsung ka ruajtur dizajnin e klasik të modelit Ultra për sa i përket ishullit të kamerave me katër lente. Aktualisht, kompania është përfolur se ka informuar mediat në Korenë e Jugut për planet për të prezantuar smartphone-t e saj flagship të ardhshëm më 17 janar në San Jose, me gjasë së bashku me serinë Galaxy Book4.