OPPO sapo ka prezantuar një version special të smartphone-it Reno12 F, Harry Potter Edition i cili ka të njëjtat specifika si Reno12 F bazë. Megjithatë ajo që e bën atë të veçantë është personalizimi me elementë të ndryshëm nga filmat Harry Potter.
Smartphone-i vjen me një kuti të ngjashme me librin magjik dhe ka aksesorë Hogwarts. Ky përbëhet nga një kasë mbrojtëse, një stilolaps i ngjashëm me një shkop magjik, zinxhir çelësash Golden Snitch dhe një nxjerrëse karte SIM Deathly Hallows.
OPPO Reno12 F Harry Potter Edition përmban një panel OLED 6,67 inç FHD+ me shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz. Gjithashtu ky ekran mund të arrijë ndriçimin maksimal prej 2,100 nits. Pajisja fuqizohet nga një procesor MediaTek Dimensity 6300 me 12 GB RAM LPDDR4X dhe 256 GB hapësirë ruajtëse UFS 2.2.
Për sa i përket sistemit të kamerave , smartphone-i vjen me një kamera kryesore 50 MP dhe fuqizohet nga një bateri 5000 mAh me mbështetje për karikimin 45W SUPERVOOC.
OPPO Reno12 F Harry Potter Edition është prezantuar në Peru dhe ka një çmim prej rreth $420. Nuk është e sigurt nëse ky produkt do të lançohet në tregun ndërkombëtar.