Me sa duket të gjitha raportimet që kishim dëgjuar më parë ishin të vërteta: javën e ardhshme Google do të prezantojë zyrtarisht smartphone-in e parë të palosshëm gjatë eventit Google I/O 2023.
Dhe pse nuk janë publikuar specifikat e kësja pajisje, një video e shkurtër tregon në mënyrë mjaft të qartë ekranet dhe mënyrën e tyre të palosjes të ngjashme me Galaxy Z Fold. Ishulli i kamerave në pjesën e pasme është i ngjashëm me të gjithë smartphone-t e tjerë Pixel, por është më pak i ngritur.
CNBC raportoi në prill se Pixel Fold do të jetë një smartphone me ekran 5.8 inç që kur shpaloset do të shndërrohet në një tablet 7.6 inç. Sigurisht që smartphone-i do të fuqizohet nga proçesori Tensor G2, i zhvilluar nga vetë Google, si dhe do të ketë mekanizmin më të fuqishëm për hapjen dhe mbylljes e smartphone-it të palosshëm. Çmimi i Pixel Fold pritet të jetë në të njejtën kategori me Galaxy Z Fold, mbi $1,700.
Gjatë këtyre kohëve Google ka nxitur zhvilluesit që të përshtasin aplikacionet e tyre për pajisjet me ekran më të madh dhe për pajisjet e palosshme. Ky website në Google Store lejon të gjithë personat e interesuar të regjistrohen për të mësuar më tepër informacione kur pajisja të prezantohet zyrtarisht në datën 10 maj.