Kartat eSIM kanë nisur të bëhen gjithnjë e më të përdorura në mbarë botën, kryesisht në SHBA, pasi në këtë shtet Apple shiti iPhone-t e serisë 14 të cilat nuk ofronin hapësirën për një kartë SIM fizike.
Tashmë dhe Google ka vendosur të bëjë një hap para drejt adoptimit të kësaj karte elektronike, dhe ka menduar që të lehtësojë akoma më tepër proçesin e transferimit të një karte eSIM nga një pajisje në tjetrën. Për momentin, e vetmja mënyrë e ndërrimit të një karte eSIM midis dy pajisjeve kryhet përmes çaktivizimit të kësaj karte nga hapësira ekzistuese dhe aktivizimi i saj në një tjetër pajisje pas komunikimit të vazhdueshëm me kompanitë telefonike, të cilat janë ndërmjetës të pazëvëndësueshëm.
Një mënyrë më e thjeshtë që Google ka menduar të implementojë është përdorimi i kodeve QR për lehtësimin e proçesit të transferimit të kartave. Përdoruesit do të duhet të skanojnë një kod QR për të nisur proçesin e transferimit të kartës, megjithatë hapat e tjerë nuk janë bërë ende të ditur pasi nuk janë në gjendje funksionale.
Google nuk ka vendosur asnjë afat kohor për prezantimin e këtij shërbimi, dhe neve thjesht do të na duhet të presim deri në një lajmërim të dytë.