Apple përditësoi listën e produkteve të vjetruara duke të shtuar iPhone 6, sepse tani kanë kaluar më shumë se pesë vjet që kur pajisja u ofrua për herë të fundit në shitje.
IPhone 6 u prezantua në shtator 2014 së bashku me iPhone 6 Plus. Ai u shit në vitin 2015 si një opsion me kosto më të ulët pas lançimit të iPhone 6s, dhe më pas u ndërpre në vitin 2016 së bashku me daljen në treg të iPhone 7.
Ai u rifut si një iPhone me kosto të ulët në vende të zgjedhura në 2017, dhe vazhdoi të shitej deri ne shtator 2018. Apple ka vazhduar me strategjinë e prezantimit me shumë përmasa që nga lançimi i iPhone 6 dhe 6 Plus. Produktet e vjetruara janë produkte që Apple ndaloi së shpërndari për shitje më shumë se shtatë vjet më parë. I gjithë shërbimi i harduerit ndërpritet për produktet e vjetruara.