Ndryshe nga Apple, Samsung preferon të sjellë jo vetëm një por disa alternativa në gjithçka. Galaxy Buds Pro i kemi parë deri tani në ngjyrë të zezë dhe argjend. Por një leak nga Evan Blass na prezanton me opsionin e tretë: ngjyrën e zezë.
Gjykuar nga forma, ky produkt duket që evolon nga Galaxy Buds+, ndërsa kutiza e ruajtjes së tyre ngjan më shumë me atë të GalaxyBuds Live. Ndërsa bateria ka parë një rritje duke arritur në 500mAh.
Sipas thashethemeve më të fundit Galaxy Buds Pro pritet të lançohet në 14 janar, datë kur do të shohim edhe modelet e Samsung Galaxy S21.