Astronomët kanë zbuluar një planet të 3-të që rrotullohet rreth Proxima Centauri, yllit më të afërt me Diellin. Ky planet, i ashtuquajtur Proxima Centauri d me shumë mundësi është më i vogël se Toka, dhe mund të përmbajë oqeane të tërë me ujë.
“Me sa duket ylli më i afërt ka një sistem planetar tepër të pasur.” tha astronomi Guillem Anglada-Escude, i cili drejtonte ekipin që zbuloi ekzistencën e planetit të parë që rrotullohej rreth Proxima Centauri.
Proxima Centauri d u zbulua nga astronomi Joao Faria dhe ekipi i tij, të cilët po monitoronin ndryshimet e vogla të spektrit të dritës nga ylli, ndërkohë që graviteti i këtij planeti u shfaq gjatë rrotullimit.
Deri më tani, planeti Proxima Centauri d konsiderohet nga studiuesit si një “planet kandidat”, pasi ato po presin për një konfirmim të pavarur para se të prezantojnë praninë e tij në katalogët e tyre. Ekipi ESPRESSO beson shumë në këtë drejtim, por pranon se madhësia e planetit është më e vogël në krahasim me Tokën, por jo më pak se 26% e masës së Tokës.
“Është tepër e mahnitshme të dish se në sistemin yjor më të afërt me Diellin gjenden 3 planetë të vegjël.” tha Elisa Quintana. “Afërsia me këtë sistem na ‘detyron’ ta studiojmë më tej atë, për të kuptuar natyrën dhe mënyrën se si u formua.”