Përmes videove të ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale nga Neuralink, ne kemi parë se si kjo pajisje është testuar fillimisht në kafshët si majmunët para se të nisë implantimi në njerëzit e vërtetë.
Mirëpo një grup aktivistësh të Physicians Committee for Responsible Medicine (PCRM) për të drejtat e kafshëve pretendojnë se majmunët e testuar midis viteve 2017-2020 nga Neuralink ishin torturuar gjatë këtij proçesi, pasi ekzistojnë prova të shfaqjes së skuqjeve në lëkurë, vetë gjymtimit të kafshëve dhe pësimit të hemoragjisë cerebrale.
Këto eksperimente u kryen në nga Neuralink në partneritet me University of California Davis, të cilët raportuan se 23 majmunë u përfshinë në këto eksperimente, 15 prej të cilve ngordhën apo u eutanizuan si rezultat i komplikacioneve,
Ditën e enjte PCRM bëri një ankesë pranë US Department of Agriculture kundër University of California Davis, me pretendimet se ato i torturuan kafshët duke mos u përkujdesur për shëndetin e tyre dhe përdorën metoda tepër invazive për të instaluat implantet në trurin e tyre.
Nga ana tjetër një zëdhënës u UC Davis tregon se universiteti ka ofruar përkujdesjen veterinare, duke përfshirë këtu dhe monitorimin çdo orë të kafshëve që morën pjesë në këtë eksperiment, dhe se kanë raportuar të gjitha incidentet tek Institutional Animal Care and Use Committee, e cila mandatoi trajnimin dhe ndryshimet e nevojshme të protokollit.
Për kryerjen e këtyre eksperimenteve, UC Davis përfitoi më tepër se $1.4 milionë nga Neuralunk nga viti 2017 deri në vitin 2020.