Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Ndërron jetë në moshën 68 vjeçare krijuesi i serialit Dragon Ball
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Ndërron jetë në moshën 68 vjeçare krijuesi i serialit Dragon Ball
Entertainment

Ndërron jetë në moshën 68 vjeçare krijuesi i serialit Dragon Ball

Last updated: 8 Mars, 2024 3:58 pm
Ndaj
4 Min lexim

Akira Toriyama, artisti tepër i njohur japonez që krijoi serialin Dragon Ball, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Ai vdiq më 1 mars nga një hematomë akute subdurale.

Lajmi u konfirmua nga Bird Studio, kompania e mangave që Toriyama themeloi në 1983. “Ndihemi shumë keq pasi ai kishte ende disa projekte për të cilat po punonte me entuziazëm të madh”, shkruan studio në një deklaratë. “Gjithashtu, ai do të kishte shumë më tepër gjëra për të arritur. Falë mbështetjes së kaq shumë njerëzve në mbarë botën, ai ka qenë në gjendje të vazhdojë aktivitetet e tij krijuese për më shumë se 45 vjet.”

Toriyama lindi në Nagoya, Japoni në vitin 1955. Pasi vizatoi gjatë gjithë fëmijërisë së tij, ai vendosi të hiqte dorë nga arsimi terciar dhe, pas shkollës së mesme, filloi të punonte në një agjenci reklamash ku dizenjonte postera. Historia e tij në industrinë e mangave nisi në moshën 23 vjeçare, kur ai mori pjesë në një konkurs të drejtuar nga një revistë javore për manga.

Kjo nuk funksionoi, por Akira filloi të dërgonte vizatime në një botim tjetër: Weekly Shōnen Jump. Në vitin 1978, ajo revistë publikoi veprën e parë të botuar të Toriyama, të titulluar “Wonder Island“. Si Wonder Island dhe vazhdimi i tij, Wonder Island 2, nuk patën një ndikim të madh tek lexuesit.

Dhe pse situata nuk shkonte mirë, ai vazhdoi të vizatonte dhe në vitin 1980 prodhoi një hit: Dr Slump, një komedi për një vajzë robot dhe sprovat dhe mundimet e saj teksa ndërvepron me botën përreth saj. Kjo vepër e ndihmoi atë të nderohej me një nga çmimet më të larta të mangës në Japoni – çmimin Shogakukan manga.

Një përshtatje anime shpejt filloi të transmetohej në televizion dhe Toriyama themeloi Bird Studio pas suksesit të tij të hershëm. Në vitin 1984, Toriyama krijoi Dragon Ball, një vepër që do t’i sillte njohje ndërkombëtare dhe do ta bënte atë një nga autorët më të shitur të mangave në Japoni.

Ai prezantoi audiencën me Son Goku-n tashmë të njohur – një praktikant i ri i arteve marciale që kërkon shtatë sfera magjike për të çliruar një dragua mistik. Pas përfundimit të ecurisë fillestare të Dragon Ball në 1995, Toriyama vazhdoi të konsultohej dhe të promovonte ekskluzivitetin, si dhe të punonte në projekte shumë më të shkurtra, ndonjëherë jashtë botës së mangës.

Në vitet e mëvonshme, ai u kthye në ekskluzivitetin e Dragon Ball, duke punuar në disa adaptime filmash, duke përfshirë si konsulent i hershëm në Dragon Ball Z: Battle of Gods të 2012-ës dhe si skenarist në Dragon Ball Super: Broly të 2018-ës dhe Dragon Ball Super: Super Hero i 2022-ës.

Bird Studio shkroi në deklaratën e tyre se Toriyama kishte një funeral të vogël me familjen dhe u kërkoi fansave të mos dërgonin lule apo sende të tjera. “Plani i ardhshëm për mbledhjen përkujtimore nuk është vendosur”, shkruan ata. “Ne do t’ju njoftojmë kur të konfirmohet.”

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv
Tjetra Sezoni i ri i Fortnite sjell perënditë greke në lojë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Coca-Cola prezanton makineritë e reja shitëse me hidrogjen që nuk kanë nevojë për energji elektrike

23 Mars, 2025
Entertainment

Studimet tregojnë se këto zakone të thjeshta rrisin shanset që ju të bëheni një milioner me 206%

1 Dhjetor, 2023
Entertainment

Fizikanti përdor një fotografi të një salsiçeje dhe pretendon se ajo është një fotografi e shkrepur nga James Webb Space Telescope

9 Gusht, 2022
Entertainment

6 pozicionet e gabuara që duhet të shmangim kur qëndrojmë ulur në tavolinë

5 Korrik, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?