Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe pesë gra të tjera u nisën në hapësirë me një raketë Blue Origin dhe u kthyen me sukses në Tokë të hënën, duke shënuar fluturimin e parë në hapësirë me vetëm femra në më shumë se 60 vjet.
Ekuipazhi prej 6 personash përfshinte gjithashtu të fejuarën e Bezos, Lauren Sanchez, prezantuesen e CBS, Gayle King, ish shkencëtaren e raketave të NASA-s Aisha Bowe, shkencëtaren Amanda Nguyen dhe producenten e filmit Kerianne Flynn.

Ekuipazhi u ngrit në fluturim nga Teksasi Perëndimor në orën 9:31 ET dhe udhëtoi në skajin e hapësirës, ku përjetuan një periudhë të shkurtër pa forcë gravitacionale përpara se të ktheheshin në Tokë në një fluturim që zgjati rreth 11 minuta me lartësi mbi 100 km mbi Tokën, sipas një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Blue Origin, kompania hapësinore e themeluar nga miliarderi Jeff Bezos.
Fluturimi në hapësirë ishte një sukses i profilit të lartë për raketën e re New Shepard të Bezos, i cili është zhvilluar për turizmin hapësinor. King tha se kur ekuipazhi u rikthyen në ndenjëset e tyre pas mungesës së forcave gravitacionale, Perry këndoi këngën e Louis Armstrong “What a Wonderful World”.

“Ndihem super e lidhur me jetën”, tha Katy Perry pasi u rikthye në Tokë. Perry mbante në duar një lule, një lule që ajo e mori në hapësirë, për t’i kujtuar vajzën e saj, Daisy, të cilën e ngriti pasi puthi tokën.
Ishte fluturimi i parë në hapësirë i vetëm femëror që kur kozmonautja sovjetike Valentina Tereshkova – gruaja e parë në hapësirë - orbitoi Tokën gjatë një fluturimi gati tre-ditor të vetëm në 1963. Blue Origin nuk zbulon koston mesatare të një vendi në njërën prej raketave të saj. Në faqen e saj të internetit, kompania thotë se pasagjerët e mundshëm duhet të paguajnë $150,000 në formën e një depozite të rimbursueshme për të filluar “procesin e rezervimit të një vendi“.