Gjatë muajve të fundit, një ndryshim i vogël, por mjaft i dukshëm, është implementuar në produktet plastike në të gjithë Evropën. Nuk është më aq e lehtë të hedhësh kapakun: tani është i lidhur me shishen dhe e gjitha është pjesë e përgatitjes për një rregull të ri që do të hyjë në fuqi në Bashkimin Evropian (BE).
Sipas direktivës së re të BE-së, kompanitë lejohen të shesin produkte plastike për një përdorim me kapak vetëm “nëse kapakët mbeten të ngjitur në produktet plastike gjatë fazës së përdorimit të synuar të produkteve”. Është pjesë e një plani për të reduktuar mbetjet plastike, me BE-në që thotë se “kapakët plastikë që përdoren në produktet e pijeve janë ndër artikujt plastike njëpërdorimëshe që gjenden më shumë në plazhet e Bashkimit“.
Kjo ndoshta nuk do të jetë aq befasuese për ne, pasi të gjithëve na ka ndodhur të humbim kapakun në një moment. Duke e mbajtur kapakun të ngjitur në shishe, shpresohet që të dyja të riciklohen në vend që të ndotin mjedisin.
Rregulli u njoftua për herë të parë në vitin 2018 dhe nuk dukej se ishte shumë i mirëpritur nga gjigantët e pijeve, si Coca-Cola dhe Nestlé. Pavarësisht kësaj, BE-ja mbajti qëndrimin e saj dhe direktiva që përshkruan ndryshimin u botua në qershor 2019.
Anëtarët e BE-së pritet të pajtohen me rregulloret e reja nga 3 korriku, megjithëse shumë prej tyre kanë pikasur shishe me kapak të ngjitur nëpër dyqane gjatë muajve të fundit, brenda dhe jashtë BE-së.
Megjithatë jo të gjithë klientët janë të kënaqur nga ky ndryshim, me ankesën kryesore se e bën më të vështirë pirjen nga këto produkte plastike.