Airbus sapo ka marrë porosinë më të madhe për prodhimin e aeroplanëve në historinë e aviacionit komercial. Gjigandi i francez lajmëroi ditën e hënë se linja e fluturimeve me çmim të ulët nga India, IndiGo, ka porositur 500 avionë A320, të cilët do të dorëzohen nga viti 2030 deri në vitin 2035.
Kjo marrëveshje vendos rekordin si ”blerja më e madhe në historinë e aviacionit komercial”, siç tha dhe Airbus në një deklaratë, duke e çuar totalin e aeroplanëve të porositur nga IndiGo në 1,330.
E themeluar në vitin 2006, IndiGo është linja kryesore e fluturimeve në Indi, duke mundësuar kështu fluturimin e 86 milionë klientëve gjatë vitit të fundit. Kompanitë e aviacionit mezi po presin të përfitojnë nga ekonomia e fortë e Indisë dhe numri i madh i popullsisë, që mund të përkthehet në një kërkesë të rritur për të fluturuar drejt shteteve të tjera.
Dhe kompanitë teknologjike po ndjekin me kujdes zhvillimet në Indi, duke zhvendosur fabrikat e tyre dhe dyqane të reja në këtë shtet. International Monetary Fund beson se India do të bëjë më mirë se të gjitha shtetet e tjera këtë vit, duke regjistruar një rritje me 5.9% në prodhimin e brendshëm bruto.
Pieter Elbers, CEO i IndiGo, tha në një deklaratë se kjo porosi do të ndihmojë në “përmbushjen e misionit të kompanisë për të nxitur rritjen ekonomike si dhe lëvizshmërinë sociale në Indi.”