CEO i Tesla, Elon Musk i ka kërkuar të gjithë drejtuesve në kompani se nuk do të punësojnë persona të rinj në kompani pa marrë më parë aprovimin e tij. Në këtë email tregohej se Elon Musk pret që drejtuesit t’i dërgojnë atij çdo javë një raport me vendet e punës të listuara nga to, madje i këshillon dhe të mendojnë me kujdes para se të kërkojnë për punonjës të rinj.
“Askush nuk do t’i bashkohet Tesla pa marrë email-in me aprovimin tim, madje as kontraktorët.” shkruan Musk në email-in e dërguar gjatë ditës së hënë.
Muajin e kaluar, kompania raportoi se marzhi i fitimit gjatë 3-mujorit të fundit ishte më i ulëti gjatë këtyre 2 viteve. Në tregje të caktuara si Kina apo SHBA, Tesla bëri ulje të konsiderueshme në çmimin e makinave elektrike për të rritur kërkesën në treg të tyre si dhe për të sfiduar rivalët e tjerë.
Tashmë duket se Musk do të ketë më tepër kohë të merret me punët në Tesla, pasi lajmëroi se Linda Yaccarino do të jetë CEO e re e Twitter. Ajo do të merret më tepër me pjesën e biznesit në këtë kompani, pasi është shumë e aftë në këtë drejtim.