Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Cilat ishin instalacionet më të veçanta në Milan Design Week? Dizajni dhe teknologjia po na afrojnë gjithnjë e më shumë.
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Cilat ishin instalacionet më të veçanta në Milan Design Week? Dizajni dhe teknologjia po na afrojnë gjithnjë e më shumë.
Entertainment

Cilat ishin instalacionet më të veçanta në Milan Design Week? Dizajni dhe teknologjia po na afrojnë gjithnjë e më shumë.

Last updated: 18 Prill, 2025 6:14 pm
Ndaj
4 Min lexim

Çfarë na lidh më shumë me njëri-tjetrin? Eksperiencat. Në Milan Design Week këto eksperienca u jetuan në një mënyrë krejtësisht të re – mes reales dhe surreales, natyrës dhe teknologjisë, mes krijuesve dhe vizitorëve që nuk ishin thjesht spektatorë, por protagonistë.

Kjo ishte dhe tema e këtij viti – “Connected Worlds”, një botë e lidhur që na fton të bashkëpunojmë, të eksperimentojmë dhe të krijojmë së bashku zgjidhje më të qëndrueshme dhe më emocionuese për të ardhmen.

Në vijim, disa nga instalacionet më interesante sipas Geek Room.

Google – Making the Invisible Visible

Google solli një nga instalacionet më magjike të këtij edicioni, Making dhe Invisible Visible. Drejtoresha e dizajnit në  Google, Ivy Ross, në bashkëpunim me artistin Lachlan Turczan, krijuan një hapësirë ku uji dhe drita takohen për të formuar diçka të pazakontë – një objekt që duket solid dhe i prekshëm, por që zhduket kur i afrohesh.

Në këtë instalacion mund të lëvizje duart mes dritës, si të hapje një perde që të çon në një tjetër botë. Ishte një kujtesë por dhe një ndjesi e ҫuditshme, se ajo që dikur dukej e paarritshme – si teknologjia apo bota virtuale – tashmë është më pranë se kurrë.

Kia – Opposites United

Kia solli një tjetër risi përmes “Opposites United”, me një event që ngjante më shumë me një festival të pazakontë. “Eklipsi i Perceptimeve” ishte një përvojë e veçantë me diskutime, simpoziume dhe 12 performanca muzikore, të gjitha të ndërtuara mbi idenë e bashkëpunimit.

Koncepti ishte i thjeshtë, por i fuqishëm: kur artistët, dizajnerët dhe studiuesit punojnë së bashku, si në një eklips ku dielli dhe hëna takohen, lindin ide që ndriçojnë të ardhmen. Nga këto bashkëpunime burojnë dhe ide novatore të cilat kthehen më pas në produkte nga KIA.

IQOS x SELETTI – Curious X: Sensorium Piazza

IQOS dhe SELETTI sollën një nga instalacionet më novatore të këtij edicioni. Curios X: Sensorium Piazza, një ‘piazza’ atipike italiane, jo e zakonshme. Dikur një vendtakim për njohje dhe takime e transformuar në një hapësirë multisensoriale, ku vizitorët ishin në qendër të vëmendjes, kësaj rradhes si protagonist.

Nëpërmjet ndërthurjes së tingujve, dritave dhe teknologjisë çdo vizitor linte “gjurmën” e tij në instalacion. Një (r)evolucion në mënyrën sesi dizajni ndërvepron me teknologjinë për të krijuar eksperienca që na lidhin me njëri-tjetrin, me komunitetin dhe me botën. U larguam kuriozë, në pritje të asaj që ky bashkëpunim midis IQOS dhe SELETTI do të sjellë gjatë vitit 2025.

Library of Light – Es Devlin

Artistja dhe dizajnerja Es Devlin krijoi një nga instalacionet më poetike të javës. “Library of Light” ishte një librari me mbi 2,000 libra, ndërtuar si një strukturë që lëvizte ngadalë gjatë ditës, duke pasqyruar dritën e diellit mbi kolonat dhe statujat përreth – të cilat nuk prekeshin nga rrezet e diellit më parë.

Kjo hapësirë ishte një ftesë për reflektim – për të parë librin jo vetëm si burim dije, por si një udhërrëfyes drejt së ardhmes. Në mbrëmje, strukturat ndriçonin ambientin dhe krijonin një atmosferë magjike, të qete, ku vizitorët shëtisnin përgjatë rrugës së fjalëve të ndriçuara në mur.

Këto ishin disa nga instalacionet që na frymëzuan më shumë në Milan Design Week 2025. Ato na tregojnë se dizajni dhe teknologjia nuk janë vetëm për t’u parë, por për t’u përjetuar – dhe më e rëndësishmja, na sjellin më afër njëri-tjetrit, në mënyra që ndoshta nuk i kishim imagjinuar më parë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme ACT NOW 2025: Një kapitull i ri për Shqipërinë digjitale
Tjetra Modeli unik i mësimit të programimit, “42”, vjen më në fund në Tiranë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

NASA feston 30 vjetorin e teleskopit Hubble me këto pamje, zbulo çfarë pa për ditëlindjen tënde

25 Prill, 2020
Entertainment

Nëse ju do të ishit në vendin e Elon Musk si do t’i shpenzonit $160 miliardë?

21 Maj, 2021
Entertainment

Si do të funksionojë Botërori i Klubeve?

1 Qershor, 2025
Entertainment

Një investitor i Tesla padit Elon Musk për shkak se tweet-et e tij shkelin marrëveshjen

13 Mars, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?