Shkencëtari drejtues në Toyota Motor Corp tregon se mungesa e rezervave të mineraleve, të cilat janë të rëndësishme në krijimin e baterive, do të na detyrojë që të përdorim makina të tjera që nuk janë elektrike.
Disa investitorë dhe grupe ambientaliste kanë akuzuar Toyota për tranzicionin e ngadaltë drejt elektrifikimit të flotës së tyre. Megjithatë shitësi më i madh i makinave në botë mendon se makinat tërësisht elektrike nuk janë aq të përshtatshme për tregun sa makinat hibride që përdorin lëndë djegëse dhe elektricitet, si modeli i famshëm Prius hybrid.
Gill Pratt, drejtues i Toyota Search Institute tregoi për gazetarët se makinat elektrike mund të bëjnë një diferencë vetëm në shtetet si Norvegjia, ku gjendet një infrastrukturë e gatshme për energjinë e rinovueshme. Mirëpo në vendet e tjera të botës, përdorimi i lëndëve djegëse për të prodhuar elektricitet mposht qëllimin e makinave elektrike.
“Materialet e baterisë dhe infrastruktura e karikimit përmes energjisë së rinovueshme do të jetë shumë e pranishme në të ardhmen. Megjithatë do të duhen disa dekada deri sa të minojmë materiale të mjaftueshme për bateritë, të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e energjisë së rinovueshme që gjenerojmë dhe përhapjen në shkallë të gjërë të kësaj teknologjie.” shtoi Pratt.
Ish-CEO i Toyota, Akido Toyoda ka treguar se makinat elektrike janë po aq të rëndësishme në uljen e emëtimeve të gazeve karbonike sa makinat me hidrogjen.