Pronari i një Tesla Model 3 2018 tregoi për CNBC se ai ka përfituar deri në $800 në muaj duke minuar kriptomonedha përmes makinës së tij. Siraj Raval, i cili e përshkruan makinën e tij si një kompjuter me rrota, thotë se ka futur një inverter në vendin e karikimit të makinës dhe në këtë mënyrë përdor fuqinë elektrike për të fuqizuar një kompjuter që minon kriptomonedha.
Raval tregon se ai ka përfituar $400 – $800 në muaj, gjë që ndryshon në bazë të vlerës së bitcoin dhe ethereum në treg. Dhe pse kjo gjë mund të zhvlerësojë garancinë e makinës së tij, e cila siguron baterinë deri në 8 vite, ai beson se kjo gjë “ia vlen”.
Ai shpenzonte rreth 20 orë në ditë duke minuar kriptomonedha në Teslan e tij dhe paguante $30 deri në $60 në muaj për karikimin e baterisë.
Chris Allessi, një shitës i makinave elektrike në Wisconsin, tregoi për CNBC se përdorimi i një Tesla për minimin e kriptomonedhave “nuk ia vlen”. Ai vetë bleu një Tesla para vitit 2017, dhe ka tashmë akses në programin Supercharging të kompanisë falas përjetë, pra ai nuk paguan për karikimin e baterisë. Ai tha se e përdori këtë energji falas për të minuar kriptomonedha, por më pas dha dorëheqjen nga kjo metodë pasi nuk nxirrte shumë përfitime.
“Përse ti do të dëshiroje të konsumoje aq shumë baterinë e një makine $40,000 apo $100,000? Ju mund të bëni më shumë para se kaq dhe nëse punoni në McDonald’s.” tha Allessi.