YouTube ka lançuar një mjet të përmirësuar fshirës që lejon krijuesit të heqin muzikën e mbrojtur nga të drejtat e autorit nga videot e tyre duke i mbajtur të paprekura audiot e tjera.
Funksioni “Erase Song” i lejon krijuesit të heshtin muzikën e mbrojtur nga të drejtat e autorit në përmbajtjen e tyre, njoftoi kompania në një video. Ky shërbim kishte qenë më parë në versionin beta, por nuk ishte gjithmonë i saktë.
Mirëpo tashmë pas përditësimit “Erase Song” përdor një “algoritëm të fuqizuar nga AI” për ta ndihmuar atë të identifikojë dhe të heqë më saktë këngët me të drejtë autori pa ndikuar në audion tjetër në një klip të veçantë. Ky është qëllimi, të paktën.
Por edhe versioni i ri dhe i përmirësuar mund të mos prodhojë gjithmonë rezultate perfekte. Pra, në rastet kur mjeti nuk arrin të eleminojë vetëm përmbajtjen e mbrojtur nga të drejtat e autorit, krijuesit mund të çaktivizojnë të gjithë audion në seksionet e videos që janë shënuar se përmbajnë materiale me të drejtë autori.
Faqja e mbështetjes së YouTube thotë se mjeti Erase Song “mund të mos funksionojë nëse kënga është e vështirë për t’u hequr“, kështu që heshtja e zërit mund të ndihmojë në heqjen e një pretendimi kundër videos së krijuar.