Pas prezantimit të disa shërbimeve kryesore që janë në zhvillim e sipër si group polls dhe WhatsApp Premium, WhatsApp lajmëroi se do të sjellë së shpejti mundësinë për të edituar mesazhet e dërguara në një update të ardhshëm të aplikacionit në Android, iOS dhe Desktop.
Platforma po fokusohet akoma më tepër në gjenerimin e shërbimeve të reja për mesazhet, si përshembull dhe mundësia për të reaguar ndaj një mesazhi me një emoji.
Siç mund ta shikoni nga këto screenshots, WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Edit”, përmes të cilit ju do të mund të rregulloni çdo gabim drejtshkrimor që keni bërë gjatë dërgimit të një mesazhi. Me shumë mundësi nuk do të ketë dhe një opsion për historinë e editmit të këtij mesazhi, por për sa kohë shërbimi është në zhvillim e sipër, gjërat mund të ndryshojnë.
Gjithashtu detajet kohore se për sa kohë ju do të mund të editoni një mesazh nuk janë bërë të ditura ende.
Dhe pse në screenshot-et e mësipërme tergohet prania e shërbimit vetëm në Android, WhatsApp po punon për të sjellë të njejtin shërbim në versionet beta të aplikacionit në iOS dhe Desktop.