Pra më në fund erdhi dita, disa përdorues po shohin seksionin “Linked devices” në WhatsApp çka do të thotë se aftësia për ta përdorur shërbimin në disa aparate njëkohësisht është afër.
Sipas WABetaInfo aplikacioni do të të lejojë të lidhesh me aparate të ndryshëm edhe pa një lidhje interneti. Nuk është ende plotësisht e qartë si do të funksionojë sinkronizimi i mesazheve midis tyre por ndoshta ka të bëjë me faktin se edhe nëse aparati kryesor nuk ka internet të tjerët do të vazhdojnë të kryejnë shërbimet.
Deri tani mendohet se do të jetë 4 numri i aparateve që mund të përdorin të njëjtën llogari. Për më tepër edhe nëse smartphoni kryesor është i fikur, mund të vazhdosh ta përdorësh në desktop pa problem.
WhatsApp planifikon të sjellë një ndërfaqe më moderne për klientët e desktopit, dhe do të garantojë enkriptimin e sigurt nga skaji në skaj.