WhatsApp ka lajmëruar se do të ofrojë një shërbim të ri në platformë që do të lejojë përdoruesit të editojnë mesazhet e dërguara deri në 15 minuta pas dërgimit të tyre. Ky shërbim ka nisur të aksesohet nga përdorues të ndryshëm, dhe brenda pak javësh do të mund të përdoret nga të gjithë përdoruesit.
Mesazhet e edituara do të shfaqen së bashku me një njoftim “edited”, dhe pse historia e editimit nuk do të mund të shikohet nga përdoruesit. Për të aktivizuar këtë shërbim, mjafton të mbani shtypur një mesazh dhe të zgjidhni “edit” në menunë e re të hapur.
Më parë e vetmja mënyrë për të korigjuar një gabim drejtshkrimor ishte që të fshije mesazhin e dërguar për të dy palët dhe ta rishkruaje atë dhe një herë nga e para.
“Nga rregullimi i një gabimi drejtshkrimor të thjeshtë e deri tek shtimi i një përmbajtje ekstra në mesazhin tuaj, ne jemi tepër të gëzuar t’ju ofrojmë më tepër kontroll në bisedat tuaja. Gjithçka që ju duhet të bëni është të mbani shtypur mesazhin që do të editoni dhe të zgjidhni ‘Edit’ në menu deri në 15 minuta.” tregohet në postimin në blog të WhatsApp.
Dhe vetë CEO i Meta, Mark Zuckerberg, e lajmëroi këtë ndryshim përmes një postimi në Facebook, ku shfaqi një mesazh të ndryshuar nga “Beast of luck!” në “Best of luck!”.