Snapchat deklaroi ditën e djeshme se do të lejojë përdoruesit të ndërrojnë username-in e tyre përmes një update-i të aplikacionit që pritet të vijë në datën 23 shkurt. Kjo gjë do të jetë shumë e rëndësishme për shumë persona në mbarë botën, të cilët mund të ndërrojnë username-in e tyre pa patur nevojën për të krijuar një account të ri.
Për të ndërruar emrin e përdoruesit, ju duhet të drejtoheni në Profile duke klikuar në ikonën e Bitmoji-t në cepin e djathtë të ekranit. Pasi të keni klikuar ikonënë e ingranazhit, do t’ju shfaqet një kategori “Username”, dhe më pas “Change Username”. Ndërrimi i username-it nuk do të ketë asnjë impakt në kontaktet tuaja, kodin në Snapchat, Snap Score ose Memories, sipas deklaratës për shtyp të kompanisë.
Duhet t’ju paralajmërojmë se ju mund të ndryshoni emrin e përdoruesit vetëm një herë në vit, dhe Snap thotë se ju nuk do të mund të zgjidhni një username që është përdorur në të kaluarën, madje dhe nga ju. Prandaj, nëse ju dëshironi të zini një username që është regjistruan në platformë por nuk është aktiv nuk do të arrini të përfitoni nga ky shërbim.