Realme ka deklaruar se do të marrë pjesë në Mobile World Congress 2022 në datën 28 shkurt në Barcelonë. Përmes një postimi në Twitter, drejtuesi i marketingut të Realme, Francis Wong, deklaroi se pjesëmarrja në event do të jetë rreth diçkaje që “është shumë më e mirë se nga ç’pritet”.
Më deklaratën e tij nuk ka asnjë koment tjetër shpjegues rreth asaj që do të prezantohet gjatë këtij eventi, mirëpo duke parë më me kujdes foton e publikuar nga Wong, ne mund të marrim me mend se bëhet fjalë për prezantimin e një teknologjie të re karikimi. Realme është një nga pionerët kur bëhet fjalë për teknologjinë e karikimit të smartphone-ve, prandaj kompania mund të prezantojë një smartphone të ri që karikohet super-shpejt.
Very much greater than what you were expecting.
See you in MWC. #GuessWhat#GreaterThanYouSee pic.twitter.com/JEM0kSrpdN— Francis Wong (@FrancisRealme) February 9, 2022
Vitin e kaluar kompania prezantoi një karikues magnetik wireless të quajtur MagDart, shumë të ngjashëm me MagSafe të Apple. Ato e quajtën produktin e tyre një konkurent mjaft të fortë për MagSafe, pasi ai ofron karikim më të shpejtë në një dizajn më të hollë. MagDart ofron karikim wireless 50W, ndërkohë që MagSafe mundëson karikimin deri në 15W.
Sipas raportimeve të fundit, ky smartphone që do të prezantohet me teknologjinë e re të karikimit do të quhet Realme Flash. Gjithashtu në këtë smartphone mund të përfshihet për herë të parë për këtë kompani karikimi me kabëll me shpejtësi 125W.
Këtë MWC, Geek Room dhe Neptun do të vizitojnë nga afër produktet më të vecanta. Na ndiqni në Instagram për më shumë detaje.