Qualcomm sapo ka prezantuar partnerin më të ri automotiv, Ferrari, me të cilin do të futen në një “bashkëpunim teknologjik strategjik” që do të mundësojë përfshirjen e Qualcomm në makinat Ferrari në të ardhmen.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Ferrari planifikon të përdorë Snapdragon Digital Chassis suite në të ardhmen, e cila ofron shërbime për industrinë automotive. Në këtë program përfshihet dhe Snapdragon Ride e cila është e fokusuar në krijimin e teknologjive të drejtimit të automatizuar të makinave, Snapdragon Cockpit (për eksperiencat brenda në makinë) dhe Snapdragon Auto Connecvtivity (për përfshirjen e rrjetit LTE, 5G dhe Wi-Fi në makina).
Në deklaratën e Qualcomm tregohet se kompania do të punojë me Ferrari për të “dizenjuar, zhvilluar dhe integruar kabinën dixhitale në makinat Ferrari”, gjë që tregon se Qualcomm do të jetë furnizuesi kryesor i hardware-it të sistemeve infotainment për prodhuesit e makinave.
We are pleased to announce a new and exciting partnership with @Qualcomm, as from today, the San Diego, California-based company, will be our Premium Partner through @Snapdragon.
➡️ https://t.co/aCxJF59I8RWe can’t wait to welcome your logo on the F1-75!#essereFerrari ? pic.twitter.com/6PnX67TSVv
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) February 8, 2022
Në marrëveshje tregohet se Qualcomm do t’i bashkohet ekipit Scuderia Ferrari në F1 si një sponsor zyrtar dhe do të ketë logon e saj në makinë.
Ferrari është kompania më e re e cila ka si qëllim përdorimin e teknologjisë së Qualcomm në makinat e saj, duke iu bashkuar kështu Volvo-s, Honda-s dhe Renault.
Megjithatë teknologjia automotive e Qualcomm është ende në ditët e saj të para, dhe do t’i duhet pak kohë deri sa të përmirësohen në nivelin e duhur.