Prezantimi më i ri i trailer-it të Gran Turismo 7 ka shfaqur disa informacione të reja rreth makinave, pistave dhe modaliteteve të lojës që do të ofrohen kur loja të lançohet për PS5 dhe PS4 në datën 4 mars. Përtej eksperiencës së thellë të drejtimit të makinës dhe opsioneve të shumta për personalizimin e çdo makine, në këtë lojë do të ketë disa shërbime të reja të cilat do të kënaqin lojtarët.
Në këtë lojë do të jenë të pranishme 400 makina në ditën e lançimit, së bashku me 34 vende garimi dhe 90 pista të ndryshme. Gran Turismo 7 do të ofrojë modalitetin two player split-screen multiplayer, dhe njësoj si shumica e lojrave për PS5, pamja do të shfaqet frame rate mode në 60fps dhe ray tracing mode në 30fps. Për sa i përket PS4, Sony nuk dha informacione teknike rreth lojës.
Në controllers të PS5, sistemi haptik do të jetë i ndryshëm në varësi të sipërfaqjes mbi të cilën ju lëvizni. Gjithashtu adaptive triggers do të përdoren për të simuluar sistemin unik të frenimit të secilës makinë, bashkë me pak pulsim për të simuluar ABS.
Kur ju të fitoni kredite të mjaftueshme, e pranishme do të jetë dhe një Cafe Mode ku ju mund të mësoni më tepër rreth historisë së modeleve të ndryshme të makinave.
Gran Turismo vendos theksin mbi muzikën përmes dy shërbimeve të reja, Music Replays dhe Music Rally mode. Në Music Replay, ju mund të ruani një replay të garës dhe mund ta rishikoni atë me një muzikë në sfond, që e bën garën më tepër të kënaqshme për t’u parë.