Publikimi i Suicide Squd: Kill the Justice League do të shtyhet për vitin tjetër, sipas raportimeve nga Bloomberg. Kjo lojë e cila prodhohet nga Rocksteady (studio që ka krijuar dhe Batman: Arkham Asylum) pritej të lançohej gjatë vitit 2022.
Në adresën në Twitter të kësaj loje data e lançimit mbetet po 2022, mirëpo Bloomberg është mbështetur në publikimin e CEOs së WarnerMedia, ku Kill the Justice League nuk përfshihet në listën e lojrave që do të publikohen gjatë këtij viti.
Kjo është një shtyrje disi e papritur, pasi publikimi i trailer-it të gameplay në dhjetor na bëri të mendojmë se loja ishte shumë pranë përfundimit. Me shumë mundësi në shtyrjen e kësaj date ka ndikuar dhe pandemia, si në shumicën e lojrave të publikuara gjatë 2 viteve të fundit.
Megjithatë publikuesi i Suicide Squd, Warner Bros., nuk do të qëndrojë për 1 vit të tërë pa një publikim të rëndësishëm. Raportimet e fundit tregojnë se loja Gotham Knights do të publikohet gjatë këtij viti, pas shtyrjes së bërë një vit më parë. Dhe loja Hogwarts Legacy e mbështetur tek filmat Harry Potter pritet të publikohet gjatë 2022.