Meta ka prezantuar avatar 3D në Instagram Stories dhe DM, ndërkohë që do të update-ohen dhe në Facebook dhe Messenger. Personat që jetojnë në SHBA, Kanada ose Meksikë mund të shfaqen në versionin e tyre virtual përmes stickers të ndryshëm, postimeve në Feed dhe në foto profili.
Avatar-ët e rinj do të përfshijnë forma të reja fytyre dhe pajisje të tjera asistuese si implantet kokleare, aparatet e dëgjimit dhe karriget me rrota për të mos përjashtuar dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Që nga prezantimi i vizionit tonë afatgjatë të metaverse-it në Connect 2021, ne kemi ndërtuar këtë evolucion të ri në teknologjinë sociale që do të na sjellë drejt një të ardhmje ku ju mund të uleni në të njejtën dhomë me miqtë tuaj ndërkohë që jeni me mijëra kilometra larg,” shkruajti Aigerim Shorman në një postim në blog.
Këto avatars tregojnë lëvizjen e fuqishme të kompanisë drejt metaverse-it, të cilën Shorman e prezantoi si një “botë e ndërlidhur dixhitale, njëra që lidh VR dhe AR por edhe platforma të tjera si smartphone-i dhe PC”.
CEO i Meta, Mark Zuckerberg, tha se metaverse është një prioritet për kompaninë që ai drejton. “Një ditë ju do të keni avatars të ndryshëm që do të variojnë nga të animuara në tepër reale.” tha Zuckerberg në një postim ditën e hënë.