Studiuesit në Johns Hopkins raportuan gjatë kësaj jave se sistemi i tyre Smart Tissue Autonomous Robot (STAR) ka kompletuar një operacion laparoskopik mbi indet e buta të një derri pa ndihmën e mjekëve. Sipas ekipit që zhvilloi këtë operacion, roboti arriti të performonte në mënyrë të suksesshme operacionin, madje me “rezultate më të mira” se në operacionet që kryhen nga njerëzit.
Megjithatë duhet të tejkalohen një numër pengesash të ndryshme për të automatizuar tërësisht një proçedurë të tillë. Problemi kryesor qëndron në lakueshmërinë e indeve të buta. Mjekët janë mësuar me punën në këtë rast por robotët e kanë shumë të vështirë të automatizohen në proçese të tilla.
Ky sistem robotik është ndëruar mbi një tjetër sistem të krijuar në vitin 2016, i cili arriti të kryente operacionin, por kishte nevojë për ndihmën e mjekëve. Machine Vision 3D u përdor për të krijuar një algoritëm që do të drejtonte pajisjen STAR.
“Ajo që e bën STAR të veçantë është se ky sistem robotik është i pari që arriti të planifikonte, adoptonte dhe ekzekutonte një plan kirurgjikal në indet e buta me ndërhyrje minimale humane.” tha drejtuesi Hamed Saeidi në një deklaratë.
Krijuesit e këtij sistemi besojnë se teknologjia mund të përdoret për të kryer proçedura të tilla me saktësi më të lartë. Gjatë kohëve të fundit ka patur një interes të rritur rreth pajisjeve robotike që kryejnë proçese kirurgjikale të cilat kërkojnë një staf tepër të specializuar.