Ekspertët nga Columbia University zbuluan përmes një studimi të ri se zhvillimi i trurit tek foshnjat në familjet me të ardhura të pakta varion në bazë të mbështetjes financiare që ato marrin nga shteti.
Skanimet në moshën 1 vjeçare shfaqën aktivitet më të larttë truri tek fëmijët e familjeve me mbështetje financiare $333 në muaj në krahasim me familjet që përfitonin vetëm $20 në muaj. Është ende e paqartë se si kjo diferencë në aktivitetin nervor të këtyre fëmijëve do të zhvillohet me rritjen e fëmijëve.
Megjithatë, tek fëmijët më të rritur, aktiviteti në këto zona është lidhur më tepër me zhvillimin e aftësive të të nxënit. Studiuesit tashmë po investigojnë se si këto pagesa ndikuan në shëndetin e fëmijës, përmes sigurimit më të mirë të ushqimit apo në uljen e stresit tek prindërit.
Në të dyja rastet rezultatet sugjerojnë se masat e marra për reduktimin e varfërisë mund të sjellin përfitime të mëdha në zhvillimin mendor tek fëmijët në familjet me të ardhura të pakta.
“Ne e kemi ditur prej vitesh se rritja e fëmijëve në zona të varfra rrit rrezikun për rezultate më të ulta në shkolla, në punë dhe në shëndet.” tha Kimberly Nobel, neuroshkencëtar në Columbia University. “Megjithatë deri më tani ne nuk mund të thonim nëse vetë varfëria shkakton diferenca në zhvillimin mendor të fëmijëve apo janë faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë zhvillim.”
Në studimin e tyre shkencëtarët zbuluan se fëmijët e mamave që përfitonin ndihmë financiare prej $333 në muaj kishin aktivitet rreth me frekuencë 20% më të lartë se fëmijët e mamave që përfitonin vetëm $20 ndihmë financiare në muaj.