Ditën e enjte Parlamenti Evropian votoi dhe aprovoi draftin fillestar të një projektligji që ka si synim frenimin e praktikave tepër invasive të reklamimit nga kompanitë e mëdha. Parlamenti e aprovoi këtë draft me 530 vota pro, 78 kundër dhe 80 abstenime.
I ashtuquajturi “Digital Services Act” (i prezantuar për herë të parë në 2020) do të ndalojë përdorimin e informacioneve sensitive si orientimi seksual, raca apo besimi për personalizimin e reklamave nga platformat si Google, Amazon dhe Facebook. Pra, do të kërkohet që kompanitë të ofrojnë opsionin për ndalimin e ndjekjes së veprimtarisë së përdoruesve. Në të njejtën kohë do të ketë më tepër presion mbi platformat për heqjen e përmbajtjeve ilegale, deklaratave të urrejtjes apo produkteve të falsifikuara.
Yes! with a huge majority, the European Parliament adopted the Digital Services Act. A big win, with support from left to right ?!
Special thanks to all the colleagues that worked so hard to achieve this result. (cc @SchaldemoseMEP) #DSA #DigitalServicesAct pic.twitter.com/1wiVfCqlw2— Paul Tang (@paultang) January 20, 2022
“Me një shumicë të madhe, Parlamenti Evropian adoptoi Digital Services Act.” shkruajti politikani Paul Tang në Twitter. “Një fitore e madhe, me mbështetje nga e majta në të djathtë.”
Propozimi i aprovuar përmban gjithashtu dhe dy rregullat e aprovuara gjatë muajit të kaluar në Parlament: dënimi i reklamave të personalizuara për minorenët dhe “dark patterns”, një teknikë e përdorur nga disa platforma për të mashtruar personat dhe për t’i bërë ata që të pranojnë shpërndarjen e të dhënave.