Krijuesi i PlayStation, Ken Kutaragi thotë se Metaverse dhe VR Headsets do të funksionojnë vetëm për të ndarë botën virtuale dhe reale.
Metaverse është shndërruar kohët e fundit në kryefjalën e zhvillimeve në teknologji, ku shumë kompani po mendojnë të përfshihen në të. Facebook po mendon të monetizojë metaversin duke përdorur gjuhën e trupit dhe lëvizjen e syve për t’ju shfaqur reklama në mbretërinë virtuale. Madje dhe Sony ofron Headset-in e saj për PlayStation.
Mirëpo në një intervistë gjatë kohëve të fundit Kutaragi tregoi: “Të jesh në botën reale është shumë e rëndësishme, mirëpo metaverse kërkon të krijojë një gjysëm të vërtetë në botën virtuale, prandaj unë nuk shoh qëllimin e këtij veprimi. Ju do të kishit më tepër kënaqësi të shfaqeshit me avatarin tuaj në vend të pamjes tuaj reale? Kjo është njësoj si të shfaqesh me adresa anonime në internet.”
Ndërkohë që shumë kompani të ndryshme si Apple, Google dhe Meta po zhyten më thellë në këtë drejtim të botës virtuale, Kutaragi po krijon robotë. Si drejtues i Ascent Robotics Inc., ai po ndjek misionin e jetës së tij ku kërkon të bashkojë botën reale me cyberspace. Kutaragi beson gjithashtu se përdorimi i VR Headsets është tepër i mërzitshëm.