Jimmy Donaldson, 23 vjeçari amerikan që njihet ndryshe si MrBeast, ishte personi më i paguar në YouTube gjatë vitit 2021, sipas listës së publikuar nga Forbes.
Përmbajtet e krijuara nga nga ky youtube-r kanë grumbulluar më tepër se 10 miliardë shikime në platformë duke i siguruar atij $54 milionë. Për të arritur i pari në këtë listë ai ka kaluar 10 vjeçarin që teston lodra për fëmijë, Ryan Kaji, i cili ka qenë në krye të kësaj liste gjatë 2 viteve të fundit.
Të marrë së basshku, 10 krijuesit më të paguar në YouTube grumbulluan $300 milionë gjatë 2021. Jake Paul gjendet në vendin e dytë, dhe kjo është hera e parë që ai gjendet në top 10 që nga 2018. Gjithashtu dhe vëllai i tij Logan është rikthyer në këtë listë për herë të parë që nga 2017.
Lojtari i Minecraft, Nathan Graham, i njohur ndryshe si Unspeakable futet për herë të parë në këtë listë duke zënë vendin e pestë.
Eksperti i trendeve në YouTube, Chris Stokel-Walker tha se lista e këtij viti është interesante pasi tregon se sa përsëritës është bërë YouTube. “Ajo që mund të vej re është se sa e bardhë dhe maskiliste është kjo listë e tërë.” tha ai. “Nëse ju merni cilindo nga këto emra dhe shikoni në listat e krijuesve më të paguar në vitet paraardhëse, do të shikoni se të njejtat emra përsëriten, thjesht në një rendtje të ndryshme.”
Top 10 artistët më të paguar për 2021 ishin:
- MrBeast
- Jake Paul
- Markiplier
- Rhett and Link
- Unspeakable
- Nastya
- Ryan Kaji
- Dude Perfect
- Logan Paul
- Preston Arsement