Një robot me “kthetra” i lidhur me dy krahë në formë humane kanë filluar të përdoren në 3 spitale të SHBA për të kryer histerektomi, proçedurë kirurgjikale për heqjen e mitrës.
I ashtuquajturi Hominis, është një sistem kirurgjikal i operuar nga një drejtues human i cili manovron krahun robotik ndërkohë që ndjek proçedurën në një ekran në kohë reale. Roboti është i pajisur me shpatulla, bërryl dhe kyç për të ofruar shkathtësinë e dorës së njeriut dhe një artikulacion që rrotullohet 360 gradë.
Hominis futet përmes vaginës për të performuar histerektominë dhe më pas rrethon krahët përreth uterusit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Ky robot u zhvillua nga kompania Memic Innovation Surgery e bazuar në Izrael, e cila lajmëroi se kjo pajisje po përdoret aktualisht në 3 spitale të ndryshme në SHBA. Përparësia e kësaj pajisjeje qëndron në faktin se pacientët kanë më pak dhimbje, koha e rekuperimit është më e shpejtë dhe ka një rrezik më të ulur për infeksione.
Hominis është sistemi i parë kirurgjik që është aprovuar nga US Food and Drug Administration. Megjithatë, FDA po kërkon që Memic të ofrojë kurse gjithëpërfshirëse për kirurgët dhe stafin në dhomën e kirurgjisë para se ato të përdorin këtë pajisje.
Bashkë-themeluesi i Memic, Dvir Cohen tha: “Ne besojmë se Hominis përfaqëson zhvillimin më të rëndësishëm në kirurgjinë e indeve të buta përmes robotëve në 20 vitet e fundit dhe ka potencialin për të transformuar mënyrën se si kirurgët performojnë proçedurat e asistuara nga robotët.”